1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Sharje me porosi - Interneti në kulturën politike të Evropës Juglindore

Kultura politikë në Evropën Juglindore është e gjallë, shumëngjyrëshe dhe shpesh polemizuese. Në të bëjnë pjesë edhe ofendimet personale të kundërshtarëve. Kjo duket shumë qartë në internet.

default

Gjuha e urrejtjes përdoret kundër aktorëve nga politika dhe shoqëria. Dhe ai që i shan mirë parti të caktuara, mund të fitojë madje edhe para.

Një fantazmë vjen vërdallë në Evropën juglindore: fantazma e sharjeve profesionale në internet. Ajo shfaqet përditë në internet për gjashtë apo tetë orë në gazetat online, blogs dhe në forumet e të gjitha llojeve. Atje hidhen parrullat e urrejtjes kundër kundërshtarëve politikë të atij që i jep bukën, preferencat më të mëdha janë gjatë fushatës elektorale. Puna e tij është e rehatshme. Një sharës profesionist mund ta bëjë punën nga shtëpia, me pizhama duke ngrënë një qese me patatina.

Vlad Ursulean për shembull bombardoi faqet rumune të internetit me komente fyese për dy kandidatët më të suksesshëm të zgjedhjeve presidenciane të 2009-ës. I porositur nga partia e kandidatit të tretë. Një gjë që në atë kohë nuk e dinte kërkush. I riu është në fakt gazetar dhe hulumtonte në fshehtësi. "Çdo ditë unë merrja me Email një listë me 30 deri 40 artikuj nga shtypi online, por edhe nga blogs dhe forume të ndryshme. Këtyre i shtohej edhe një listë me "mesazhe", që duhet të përpiloheshin si komente për këto artikuj. Për shembull që Traian Basescu (presidenti aktual) është personalisht fajtor për të gjithë keqadministrimin e vendit, ose që Mircea Geoana (kundërshtari i tij) kishte bërë krime, pra sulme direkte kundër kandidatëve."

Facebook Nutzer User Computer Internet Web 2.0 Flash-Galerie

Kontaktin me dhënësit e porosisë, gazetari hulumtues e kishte vendosur nëpërmjet Facebook-ut. Duke përdorur disa llogari fiktive, ai u fut në grupin e liberalëve dhe u punësua si punonjës. Sipas hulumtimeve të tij, mund të thuhet se asnjë nga partitë e rëndësishme rumune nuk trembet nga praktika të tilla. Një vit më parë, një senator socialdemokrat nga Bukureshti deklaroi në një intervistë se partia e tij paguan njerëz për të sharë online kundërshtarët politikë. Atij i vjen keq vetëm për një gjë, që socialdemokratët kanë më pak ekspertë sharjesh se kundërshtarët e tyre politikë.

Edhe në Bullgari gjuha e urrejtjes pjell para, deklaron antropologu nga Sofja, Haralan Alexandrov: „Në fakt ne mendojmë se një pjesë e 'postings' shkruhet nga anëtarët e partisë, përkatësisht influencohet nga ata. 'Postings' të tilla jepen shpesh në forume me shënimin se autori është "një user i paguar". Ky shënim është për më tepër pjesë e gjuhës agresive që përdoret në forumet e internetit, të cilat nuk durojnë asnjë lloj mendimi tjetër. Përmbledhtasi mund të them se forumet bullgare të internetit janë shumë të pacivilizuara."

Ibrahim Makolli

Ibrahim Makolli

Në këtë botë të pacivilizuar të internetit në Evropën Juglindore, nuk bëjnë pjesë vetëm mercenarët digjitalë të partive, të cilët e nxjerrin bukën me "hate speech" në internet. Shumë mesazhe janë serioze, për shembull kur në forumet bullgare të internetit romët fajësohen se duan t`i bëjnë keq popullsisë, thekson Haralan Alexandrov. Shprehjet raciste dhe kundër të huajve përhapen në internet shumë shpejt në kohë krizash.

Inate midis etnive të ndryshme ka në hapësirën virtuale, thotë Ibrahim Makolli nga Kosova. "Mes përdoruesve të internetit zhvillohet luftë dhe kjo nuk shihet vetëm këtu në Kosovë por në të githa vendet e Ballkanit. Në gjuhën e tyre mund të dallosh intolerancën e madhe midis grupeve të ndryshme etnike." Ibrahim Makolli nuk beson se gjuha e urrejtjes mund të ketë ndikim tek publiku. Sipas mendimit të tij këto janë fenomene të veçuara.

Edhe grupi maqedonas i Facebook-ut kundër Irena Cvetkovik-ut mund të shihet si rast i veçuar. Por shprehjet e përdorura kundër aktivistes së të drejtave të njeriut shkaktojnë dhimbje. Meqenëse ajo lufton në Maqedoni kundër diskriminimit të homoseksualëve dhe pakicave etnike, anëtarët e Facebook-ut bëjnë thirrje në një grup kundër Irena Cvetkovik-ut.

Autor: Alexandra Scherle/ Aida Cama

Redaktoi: Eliana Xhani