1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shanse të reja paqeje? - Erdogan me mesazhin izraelit në Damask

Të shtunën më 25 prill kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan do të niset për në Damask. Qëllimi i vizitës: është të nxisë avancimin e bisedimeve mes Izraelit dhe Sirisë. Por çfarë mund të pritet nga vizita e Erdoganit?

default

Pamje nga lartësitë Golan gjatë një manovre të ushtrisë izraelite

Në vështrim të parë duket shumë e thjeshtë: Izraeli i kthen mbrapsht Sirisë lartësitë e Golanit të pushtuara në vitin 1967 dhe Siria nënshkruan një pakt paqeje me Izraelin. Kështu kanë bërë Egjipti dhe Jordania. Tokë kundrejt paqes. Erdogani do të përpiqet të parashtrojë në Damask një propozim të tillë të Izraelit. Por problemi është më i koklavitur.


Ku do të duhet të kalojë saktësisht kufiri Izraelito-Sirian? Dmth duhet Izraeli të lëshojë të tërë Golanin? Apo lejohet të mbajë një pjesë të brigjeve të detit Genezareth, që është aq i rëndësishëm për furnizimin e tij me ujë?


Zëdhënësja e ministrisë së brendshme siriane, Reem Haddad, shprehet qartë kur thotë se Siria nuk do të pranonte një zgjidhje të tillë. Lëshim i Golanit do të thotë kthim në kufinjtë e 4 Qershorit të vitit 1967 ditë kur filloi e ashtuquajtura luftë gjashtë ditore. Reem Haddad thotë: "Ne themi se ne do të bisedojmë vetëm nmëse bëhet fjalë për linjat kufitare të 4 Qershorit." Ka qenë pikërisht kjo një pikë pse dështuan bisedimet për paqen në vitin

2000.


Nga ana tjetër është gjithashtu kërkesa e Izraelit se Siria duhet të ndërpresë mbështjetjen që i bën grupimeve radikale palestineze si Hamas si edhe Hisbollahut shiit në Liban. Kështu bëhet e qartë se ajo që duket si një zgjidhje e thjeshtë do të kishte në të vërtete ndikim në të gjithë rajonin.


Për Sirinë janë Hisbollahët, Hamasët dhe grupet e tjera një siguri në konfliktin për të ardhmen e Golanit. Një mjet presioni që Damasku nuk do të ishte gati ta lëshonte kollaj. Nga ana tjetër Presidenti Assad synon që ta nxjerrë vendin e tij nga grupi i vendeve te konsideruara të rrezikshme, dmth ta shpëtojë nga izolimi ndërkombëtar që është futur nën ndikimin e SHBA-ve.


Për këtë Assadi guhet të sakrifikojë prishjen me Iranin si edhe me grupimet për të cilat është një partner strategjik. Siria, Izraeli, Irani, Libani, Hamas, Hisbollah: këtu duket se të gjitha janë të lidhura dhe ndërvarura nga njëra tjetra.


Vizita e Erdoganit në Damask do të ishtë në rastin më të mirë një fillim për bisedimet e mevonshme për paqen. Megjithatë mesazhi i Izraelit që do të transmetohet nga Erdogani nuk do të ketë efekt të menjëhershëm .


Kontakte të fshehta mes Izraelit dhe Sirisë zhvillohen prej kohësh. Në Korrik të vitit 2007 kryeministri Olmert iu drejtua Assadit në publik me këtë apel: Ai vetë ishte i gatshëm të bisedonte direkt me Sirianët por këta të fundit kërkonin ndërnjetësimin e amerikanëve, por për këtë amerikanët nuk ishin të gatshëm. Kjo ishte arësyeja pse dështuan bisedimet.


Eshtë e vërtetë se Assadi kërkon që SHBA-të të jenë zyrtarisht në

bisedime si ndërmjetësues. Kjo sipas parimit: nëse bëhen bisedime

zyrtare atëhere të jenë ato të plota. Pra: Siria si e barabartë në një tavolinë me SBA-të dhe Izraelin. Por kjo është e pamundur me qeverinë e Bushit vlerëson vetë Assadi.


Një shans do të ketë vetëm pasi të jetë në detyrë në shtëpinë e bardhë presidenti i ri amerikan, u shpreh Assadi në një intersitë më gazetën "Vatan".

  • Data 25.04.2008
  • Autor de Cuveland, Felix / Amman (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DoqS
  • Data 25.04.2008
  • Autor de Cuveland, Felix / Amman (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DoqS