1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shanse të pakta për sukses

Qeveria e Bushit dhe konflikti i Lindjes së Mesme

default

Rice dhe Olmert

Amerikanët nuk mund të jenë fajtorë për konfliktin e stërgjatur mes Israelit dhe palestinezëve, thotë Aaron David Miller, politolog në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington. Por ai vëren se gjatë periudhës shtatëvjeçare të qeverisje së George W. Bush-it ka pasur një ndryshim: "Presidenti Bush ka lejuar që marrëdhënia e veçantë mes Shba-ve dhe Israelit, të shndërrohet në një marrëdhënie që i përjashton të tjerët. Kjo ka bërë që të ketë shumë pak hapësirë për diplomaci të suksesshme", thotë Miller. Miller ka punuar për njëzetë vjet me radhë për qeverinë amerikane si ndërmjetësues mes palestinezëve dhe israelitëve, si për demokratët ashtu edhe për republikanët. Libri i tij „The much too promised Land" do të dalë në fund të muajit për botim në ShBA. Ai aty përshkruan se si ish ministrat e jashtëm Henry Kissinger dhe James Baker si dhe ish presidenti Jimmy Carter në negociatat e tyre për Lindjen e Mesme tregoheshin në masën e duhur të fortë dhe të butë. Kjo është receta e suksesit, thotë Miller.
George W. Bushin Milleri nuk do ta vinte në një radhë me këta politikanë se për Bushin, zgjidhja e konfliktit të Lindjes së Mesme nuk është prioritare. Marrëveshja e paqes deri në fund të vitit 2008 siç është paralajmëruar nga Bushi në Annapolis nuk do të realizohet, thotë Miller. Por mund të realizohet një marrëveshje parimore për të katër pikat: Statusin e Jeruzalemit, fatin e refugjatëve, çështjet kufitare dhe të sigurisë. Sepse "për herë të parë në historinë e konfliktit israelito/palestinez kemi një kryeministrë israelit dhe një president palestinez, të cilët jo vetëm që kanë simpati për njëri-tjetrin por dhe që janë në gjendje të flasin për njëri tjetrin me orë të tëra." Presidenti Bush, në përfundim të konferencës së Annapolisit në nëntor të vitit të kaluar, pat vënë në dukje, se përgjegjësinë e mbajnë vetë të dyja palët: "Rezultati i negociatave mes Israelit dhe palestinezëve do të varet nga ata vetë. Amerika do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të përkrahun arritjen e paqes, por ne nuk mund ta arrijmë atë për të dyja palët. Suksesi i përpjekjeve do të varet dhe nga durimi dhe fleksibliteti, si dhe përgjegjësia e palëve."
Miler mendon se të dyja palët mund të presin tani, derisa Amerikanët t'u japin një justifikim për të marrë vendimet e vështira dhe antipopuliste, por që janë të domosdoshme. Por qeveria e Bushit vazhdimisht e ka rrefuzuar që të pozicionohet, të bëjë propozime ose të ndërmjetësojë. Negociatat të mirëfillta nuk ka patur kurrë.
Kjo nuk ka për të ndryshuar deri në fund të periudhës së Bushit. Kështu që tani sytë janë drejtuar nga qeveria e ardhshme ameriakne, që do të fillojë detyrën në fillim të 2009. Ish diplomati amerikan thotë se qeveria e tanishme të paktën duhet t'i lërë pasardhëses: "Një proces ndërmjetësimi që funksionon, ndryshime të ndjeshme për njerëzit nga të dyja palët dhe para së gjithash: shpresë. Duhet të kthehet besimi për arritjen e zgjidhjes me dy shtete, sepse me kalimin e kohës shpresat për arritjen e saj janë gjithnjë e më të vogla."
  • Data 15.03.2008
  • Autor Bergmann, Christina (DW Washington)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DP0o
  • Data 15.03.2008
  • Autor Bergmann, Christina (DW Washington)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DP0o