1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shanse të mira për një marrëveshje mes Iranit dhe Perëndimit

Atmosfera para bisedimeve mes Iranit dhe Perëndimit, është më e mira e dhjetë viteve të fundit dhe do të jetë shansi më i mirë për të arritur një marrëveshje për programin nuklear të Teheranit.

"Gjatë 10 viteve të fundit mundësitë për afrim nuk kane qënë asnnjëherë kaq të mira", thotë Ali Fathollah-Nejad nga Shkolla e Studimeve Orientale dhe Afrikane në Londër. Përpara bisedimeve mes Iranit dhe 5 vendeve me të drejtë vetojë në Këshillin e Sigurimit të OKB plus Gjermaninë, Teherani ka dhënë sinjale pozitive për komunitetin ndërkombëtar. Tregoi se Presidenti iranian Hassan Rouhani kërkon një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur për këtë problem. "Por nga ana tjetër ka patur edhe një të dhënë se Perëndimi është gati të njohë programin nuklear të Iranit", tha Fathollah-Nejad në një intervistë për DW.

Ndërkohë që Irani deklaron se e bën pasurimin e uraniumit vetëm për çështje energjitike, Perëndimi mendon se ai mund të përdoret për mbushje bërthamore. E drejta për të përdorur energjinë nukelare për qëllime pozitive dhe heqja e sanksioneve ndaj Iranit, janë dy kërkesat e formuluara para bisedimeve në Gjenevë. Ndërsa nga ana e tij Irani do të jetë më transparent në programin e tij nuklear si një garanci që nuk do të përdoret për qëllime ushtarake.

Një akt i vështirë balance

Nga pikëpamja perëndimore, është radha e Iranit për të bërë lëvizjen e radhës. Bisedimet në Gjenevë përfaqësojnë testin e parë nëse veprime konkrete do të ndjekin sinjalet pozitive të javëve të fundit të Teheranit. Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif prezantoi një plan me tre pika për të zgjidhur këtë debat. Të dyja palët e negociatorëve nuk bën asnjë koment mbi planin e Zarif. Vëzhguesit në Irani thonë se Teherani duket se po punon për një marrëveshje që do zgjidhë gjithçka brenda një viti, por që përfshin edhe heqjen e sanksioneve që dy muajt e parë.

Hasan Rouhani

Presidenti iranian Hasan Rouhani

Presioni për të gjetur një zgjidhje të shpjetë për çështjen e energjisë bërthamore mund të sjellë probleme në Iran. "Kur rezultatet e negociatave prezantohen, Rouhani do të duhet të tregojë suksesin e tij. Ky do të jetë një akt i vështirë balance", thotë Steffen Meier nga Instituti Gjerman për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare . Sipas tij vendimtare do të jetë edhe oferta që do të bëjë Perëndimi.

Çfarë do të ofrojë Perëndimi?

Perëndimi duhet të ofrojë heqjen e sanksioneve si një mjet mbështetje ndaj Rouhanit, shprehet Fathollah-Nejad. Por një gjë e tillë mund të jetë e vështirë për dy arsye.

Në radhë të parë Presidenti amerikan Barack Obama do të duhej të kishte mbështetjen e republikanëve në Shtëpinë e Përfaqësuesve në mënyrë që të hiqen sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Por "republikanët nuk ndajnë të njëjtin mendim si Obama për këtë çështje", thotë Meier.

Verhandlungen über das iranische Atomprogramm in Kasachstan

Gjatë bisedimeve të mëparshme me Iranit dhe Perëndimit

Së dyti, Kina dhe Rusia, të cilat kanë të drejtën e vetos, përfitojnë nga këto sanksione dhe nuk do të ishte në interesin e tyre t'i hiqnin menjëherë, thotë Fathollah-Nejad. Teherani do të kthehej në tregun perëndimor me naftën dhe gazin, por një gjë e tillë nuk do t'i pëlqente Rusisë e cila furnizon Perëndimin me gazin e saj. Sipas Fathollah-Nejad, Irani mund të prodhojë më shumë naftë, por për këtë duhen investimet e Perëndimit.

Sanksione të shumta

Përpara se Perëndimi të investojë në Iran, duhet të hiqen sanksionet ekonomike, por një gjë e tillë nuk mund të bëhet brenda natës. "Ndaj nesh ka sanksione të llojeve të ndryshme, të vendosura nga SHBA, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Sigurimit të OKB. Në këtë rrjetë merimange me sanksione, të merrje hapa që do të kishin një efekt në ekonominë e Iranit do të ishte më e vështirë se sa çmendohet", thotë Meier. Nga ana tjetër çdo heqje graduale të sanksioneve si shpërblim për bashkëpunimin, për industrinë e naftës ose të metaleve të çmuara, do të kishin efekt të kufizuar, por të menjëhershëm në rizgjimin e ekonomisë iranine.