1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shance apo mbingarkesë? - Debati i zgjerimit në BE

Anëtarësimi i 10 anëtarëve të rinj në BE në vitin 2004 u festua në të gjithë BE. Ndarja e Evropës u duk e kapërcyer. Por që atëherë, te shumë evropianë me gëzimin filloi të përzihej një ndjenjë bezdie, madje frike.

Ka mbaruar zgjerimi i Evropës

Ka mbaruar zgjerimi i Evropës

Shumica e kryetarëve të qeverive të BE-së thonë ndërkohë se pa Marrëveshjen e reformuar të Lisbonës nuk do të ketë më anëtarësim tjetër në BE - në rastin më të mirë do të bëhet vetëm anëtarësimi i Kroacisë. Por edhe ky anëtarësim ka ngecur, për shkak të një grindjeje kufitare me anëtarin e BE, Slloveninë. Ministrin e jashtëm të Suedisë, Karl Bildt e pyetën para fillimit të presidencës së radhës të BE pak ditë më parë, nëse do gtë ketë edhe një përpjekje tjetër ndërmjetësimi: "Përgjigja ëshë: jo. Kjo është një grindje bilaterale. Tani ka ardhur koha që shtetet e prekura të vrasin mendjen vetë. Dhe do të shohim nëse kjo mënyrë të menduari do të çojë dikur në rezultate."

Flamuri i BE.

Të gjithë procesit të zgjerimit i është vënë pikëpyetje, pavarësisht nëse bëhet fjalë për vendet e Ballkanit Perëndimor apo për Turqinë

Ndërkohë, të gjithë procesit të zgjerimit i është vënë pikëpyetje, pavarësisht nëse bëhet fjalë për vendet e Ballkanit Perëndimor apo për Turqinë. Kjo në një kohë kur BE ka kohë që zhvillon bisedime anëtarësimi me Turqinë. Egemen Bagis, ministri turk për punët e BE ka përforcuar pak kohë më parë në Bruksel se vendi i tij nuk pret asgjë më pak se anëtarësinë e plotë: "Turqia pret që të hyjë në BE si partner i barabartë, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet, pasi të kenë përfunduar me sukses bisedimet e anëtarësimit."

Por Antonio Misiroli, nga "European Policy Center" mendon se Turqia është një rast i veçantë: "Në rastin e Turqisë ne ndodhemi para një situate, e cila dallohet në mënyrë rrënjësore nga - të themi -situata e vendeve ballkanike. Në Ballkan kemi një sërë vendesh shumë të vogla me një numër të vogël popullsie dhe me shumë konflikte të pazgjidhura. Për shembull konflikte kufitare, siç është pavarësia e Kosovës. Por së bashku ato mund të gëlltiten nga BE, megjithëse sjellin probleme shumë të vështira. Të gjitha këto vende së bashku kanë një numër më të vogël popullsie, se Rumania." Ndërsa Turqia, thotë Misiroli, si anëtar i BE për shkak të numrit të madh të popullatës së saj do të kishte ndikim të madh në vendimet në Parlament dhe në Këshillin Evropian. Kjo është një nga arsyet, për të cilat nguron BE.

Për momentin, qeveritë e BE mund të fshihen ende pas çështjes së pazgjidhur të Lisbonës. Por nëse Marrëveshja hyn në fuqi, ato do të detyrohen të përballen me marrjen e një vendimi.


Autor : Kristof Haselbach / Auron Dodi

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 10.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IlGW
  • Data 10.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IlGW