1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Shalke dhe Tottenhami u kualifikuan ndër tetë ekipet më të mira në Evropë

Shalke mundi Valensia-n ndërsa Tottenhami doli më i mirë se AC Milan.

default

Farfan shënoi dy herë.

Shalke 04 arriti çerekfinalen e Champions League-s. Ekipi i trajnerit të diskutueshëm Felix Magath, i cili do të detyrohet ndoshta në fund të vitit të largohet nga klubi, mundi ekipin e favorizuar spanjoll Valensia në ndeshjen e kthimit me rezultat 3:1. Golat për Shalken i shënuan Mario Gavranovic dhe dy herë Jeferson Farfan. Me arritjen në raundin e tetë më të mirëve klubi me traditë, i cili është i zhytur thellë në borxhe, ka të sigurta edhe shtatë milionë euro të tjera. Në ndeshjen e parë këto klube në Valensia u ndanë baras 1:1.

Deutschland Fußball Louis van Gaal und Felix Magath Pressekonferenz in München

Louis van Gaal dhe Felix Magath në shënjestër të kritikave.

Në çiftin tjetër të ditës së djeshme Tottenham - Milan u kualifikuan për në raundin tjetër anglezët. Pas fitores 0:1 në Itali në ndeshjen e vajtjes, atyre u mjaftoi një barazim i bardhë 0:0 në Londër. Në ndeshjet në grup Tottenhami kishte zënë vendin e parë, para Interit, Verder Bremenit dhe Tventes.

Javën e ardhshme ekipi tjetër gjerman në Champions League Bajerni i Mynihut pret kampionin italian Inter, të cilin në ndeshjen e vajtjes e ka mundur me rezultat 1:0. Bavarezët megjithatë do ta kenë vështirë, sepse aktualisht gjenden në krizë, pasi që kanë humbur tre ndeshjet e fundit. Ndërkohë që tani më është bërë e qartë se në fund të vitit nga klubi bavarez do të largohet edhe trajneri Louis van Gaal.

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 10.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10WwJ
  • Data 10.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10WwJ