1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shёrbimi i Ekspertёve Seniorё rrit praninë nё kompanitё nё Shqipёri

Si nё angazhimin që kanё nё Gjermani, apo gjetë, ekspertёt e SES-it synojnё qё me asistencёn e tyre tё rrisin produktivitetin, tё kualifikojnё punonjёsit e kompanive partnere, pёr njё pozicion sa mё tё favorshёm nё treg.

Shёrbimi i Ekspertёve Seniorё, SES, ёshtё njё organizatё joqeveritare, e cila nё kuadёr tё projekteve tё saj nёpёr botё mbёshtetet dhe nga fonde tё qeverisё federale gjermane. Me njё ekip prej rreth 10 mijё eskpertёsh ai ofron nё Gjermani dhe jashtё saj konsulencё dhe mbёshtetje praktike nё aktvitetin e kompanive kryesisht tё vogla dhe tё mesme, institucione arsimore, komuna, administrata publike si dhe institucione tё tjera.

Ekspertёt janё tё gjithё nё pension, pra qё e kanё mbyllur jetёn aktive, por qё eksperiencёn dhe kualifikimin e tyre shumëvjecar profesional nё fusha tё ndryshme e ndajnё me partnerёt e interesuar. Vullnetarizmi i kёtij ekipi jep njё veçanёsi nё kontributin e tyre asistues e kёshillues.

Synohet rritja e produktivitetit të FVM-ve

Anja Wesely, qё drejton departamentin pёr Europën Juglindore nё Shёrbimin e Ekpertёve Seniorё, SES, duke komunikuar kёto ditё nё Tiranё me pёrfaqёsues tё komunitetit shqiptar tё biznesit, u shpreh se synimet e kёtij angazhimi janё pёr tё rritur produktivitetin, tё kualifikojnё drejtuesit apo punonjёsit e kompanive partnere, pёr tё arritur kapjen e njё pozicioni sa mё tё favorshёm nё treg tё tyre. Ajo thotё pёr DW se oferta pёr ekspertizё „Made in Germany“ ёshtё nё njё spektёr tё gjerё tё aktivitetit ekonomik.

Anja Wessely

Anja Wessely

„Mund tё jetё nga fusha e metalurgjisё, fonderi e shkrirje, pёrpunim metalesh, nga sektori i servisit tё makinave e pjesёve tё ndёrrimit, industria elektrike, teknologji informatike, pёrpunimi i lёkurave, tekstile, ndёrtim, mbrojtje mjedisi, nga sektori bankar, shёrbimet, turizёm, media, bujqёsi etj etj. Sa i takon Shqipёrisё deri mё tani kemi patur rreth 70 aplikime tё bashkёpunimit me partnerёt shqiptarё, ku pёr vitin 2011 ishte numri mё i lartё me 9 raste. Bёhet fjalё pёr fusha tё tilla si bukёpjekja, prodhimi i verёs dhe birrёs, nё turizёm, shёrbim spitalor, bar-e, restorante etj. Pёr tё lehtёsuar komunkimin me kompani tё intersuara qё tё bashkёpunojnё me ne nё Tiranё, pranё Shoqatёs Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri janё dy persona kontakti”.

Veprimtaria e SES-it mbështetet nga DIHA

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, DIHA, ёshtё njё prej partnerёve lokalё tё SES-it. Duke siguruar njё bazё tё mirё informacioni mbi gjithçka lidhet me asistencёn qё jep ky shёrbim, pёr fushat e mundshme, mbi procedimin e aplikimit, nё gjetjen dhe trajtimin e ekspertit gjatё periudhёs rreth 3 javore –tё gjitha kёto lehtёsojnё orientimin e subjekteve tё interesuara. Sepse dhe vetё raporti qё ndёrtohet mes kompanisё dhe ekspertit nga SES pёrfshin njё sёrё udhёzimesh dhe standardesh pёr mbarёvajtjen e realizmin e tё gjithё misionit.

Elidon Shkёmbi ёshtё president i njё kompanie qё merret me pёrpunimin e metaleve dhe qё ka bashkёpunuar para njё viti me SES-in. Pranё kompanisё qё ai ka themeluar u atashua pёr tri javё njё ekspert gjerman qё sipas tij dha rezultate konkrete nё mbarёvajtjen e punёve. „Na dha mundёsinё pёr tё kthjelluar dhe qartёsuar objektivat tona, nga pjesa e manaxhimit, nga pjesa e organogramave tё brendshme tё procesit tё punёs dhe deri nё pjesёn e sistemimit tё tё gjithё dokumentacionit.“

Shkёmbi duke folur pёr DW fton dhe kompanitё e tjera tё vogla ose tё mesme qё tё shfrytёzojnё rastin e pёrdorimit tё ekspertizёs gjermane nё vitalizmin e aktivitetit dhe pёr ta mbajtur nё kuotat e njё konkurence dinjitoze nё treg.

Sipas ekspertёve nё shumicёn e rasteve nё Shqipёri ekziston mundёsia qё kostot e angazhimeve tё ekspertёve tё financohen pothuajse tёrёsisht nga fondet e projektit. Njё kompani qё paraqet njё kёrkesё pёr ta patur pranё saj njё nga pjestarёt e ekipit tё ekspertёve tё SES-it mban mbi vete vetёm kostot lokale, tё cilat lidhen me akomodimin, ushqimin, transportin lokal dhe shpenzime minimale ditore pёr personin e kontraktuar. Sa i takon kostove tё tjera ato mbulohen nga projekti, pёr llogari tё SES-it.

Anette Kasten nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, si njёra prej organizatoreve kryesore tё prezantimit tё aktivitetit tё SES-it, thotё se kanё nisur pёrgatitjet pёr njё event tё rёndёsishёm nё marrёdhёniet ekonomike mes dy vendeve. “Nё mes tё muajit qershor pritet qё tё mbahet nё Tiranё ‘Konferenca Ekonomike Gjermani-Shqipëri 2012‘, e cila do tё ketё nё fokus mundësitë aktuale për investime dhe tregti. Sektorёt e prodhimit, potencialet e eksportit, infrastruktura, mjedisi dhe energjia dhe turizmi do tё trajtohen nё forume tё veçanta gjatё ditёve tё Konferencёs“.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Elert Ajazaj