1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shërbimi ushtarak në Gjermani - Favor apo jo?

Që prej vititi 1957 në Gjermani ekziston shërbimi ushtarak i detyruar, por për shkak të zvogëlimit të ushtrisë gjermane (Bundeswehr) numri i të rinjve që thirren nën armë vjen gjithnjë duke u pakësuar.

Numri i atyre që duhet të kryejnë betimin ushtarak për t'i shërbyer me besnikëri RFGj-së është duke rënë nga viti në vit.

Numri i atyre që duhet të kryejnë betimin ushtarak për t'i shërbyer me besnikëri RFGj-së është duke rënë nga viti në vit.

Numri i atyre që duhet të kryejnë betimin ushtarak për t'i shërbyer me besnikëri RFGj-së është duke rënë nga viti në vit. Nga njëra anë vetë ushtria gjermane (Bundeswehr) nuk ka më aq shumë nevojë sa dikur për të rinj që kryejnë shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Nga ana tjetër, për të rinjtë që u ka ardhur mosha e detyrimit ushtarak s'ka qenë asnjëherë kaq e lehtë sa sot që duke ekzagjeruar problemet apo mangësitë fizike përpara komisionit mjeksor, të shpallen të paaftë për të kryer shërbimin ushtarak, duke i shpërtuar në këtë mënyrë edhe shërbimit civil.

Heqja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të kishte pasoja rrënjësore për ushtrinë.

Heqja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm "do të kishte pasoja rrënjësore për ushtrinë

E pra ndërsa disave u duhet t'u binden udhërave të stërvitjes rreshtore, të zvarriten, të pastrojnë armën, të marrin pjesë në stërvitje komplekse e kështu me radhë, disa të tjerë mund të fillojnë menjëherë studimet apo ndonjë kurs profesional. "Nuk më erdhi dhe aq mirë që në vitin tim të maturës, unë isha ndër të paktët që i thirrën për të kryer shërbimin ushtarak," - tregon Tobias Schmelzer, 22-vjeç. Tani ai është student dhe nëntë muajt e shërbimit ushtarak të detyruar nuk i sheh si ndonjë disavantazh.

20-vjeçari Jannik Erik Büttner mendon ndryshe: „Në fakt është e padrejtë, që ata që kryejnë shërbimin ushtarak të kenë një disavanatzh kundrejt atyre që nuk kryejnë as shërbimin ushtarak, as shërbimin civil. Po të mendosh që unë mund të filloj punë një vit me vonesë, dhe prej kësaj varet më vonë edhe pensioni, atëhere kjo do të thotë se do të kem më pak para."

Problemi i padrejtësisë, apo i mungesës së barazisë në lidhje me shërbimin ushtarak është një çështje me të cilën duhet të merren shpesh edhe gjykatat. Megjithatë numri i përkrahësve të shërbimit ushtarak të detyruar në radhët e politikës, mbetet i madh. Ata thonë se një ushtri profesionale do të ishte shumë më e shtrenjtë dhe nuk do të ishte kaq e lidhur me shoqërinë.

Heqja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të kishte pasoja rrënjësore për ushtrinë.

Heqja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm "do të kishte pasoja rrënjësore për ushtrinë.

I ngarkuari i qeverisë gjermane për ushtrinë, Reinhold Robbe thotë se heqja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm "do të kishte pasoja rrënjësore për ushtrinë, mbylljen e vendeve të punës, të kazermave dhe madje edhe eliminimin e shërbimit civil."Gjermania pra nuk po ndjek ende shembullin e Fracës, Holandës apo Spanjës, të cilat e kanë shfuqizuar shërbimin e detyruar ushtarak. Dhe për sa kohë Gjykata Kushtetuese Gjermane nuk do ta quajë si antikushtuese praktikën e sotme të rekrutimit, një pjese të të rinjve gjermanë do t'u duhet të vazhdojnë të bëjnë betimin

Autor : Nina Werkhäuser / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 19.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kavk
  • Data 19.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kavk