1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shërbimi i detyruar ushtarak në Evropë

Në shumë vende të Evropës shërbimi i detyruar ushtarak model i vjetëruar. 21 nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk kanë shërbim të detyruar ushtarak.

default

Në shumë vende të Evropës si dhe në shumicën e vendeve anëtare të aleancës ushtarake transatlantike, NATO-s, shërbimi i detyruar ushtarak ose është hequr fare, ose është ndërprerë. 23 nga 28 vendet anëtare të NATO-s kanë ushtri profesioniste. 21 nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk kanë shërbim të detyruar ushtarak.

Suedia e ka ndërprerë shërbimin ushtarak në kohë paqeje, vendim ky që hyn në fuqi pikërisht më 30.06.2010. Krahas Turqisë, Gjermania është i vetmi vend i madh i NATO-s, që rekruton të rinjtë për shërbimin ushtarak. Shërbimi i detyruar ushtarak ekzsiton gjithashtu në Greqi, në Qipro, në Austri, në Norvegji, në Finlandë dhe në Estoni.

Ushtria me shërbim të detyruar ushtarak model i vjetëruar

Përveç NATO-s dhe BE-së detyrimi ushtarak ekziston në Rusi, në Ukrainë, në Bjellorusi, në Maqedoni, në Moldavi, në Serbi dhe në Zvicër. Periudha e shërbimit ushtarak zgjat më shumë me 26 muaj në Qipro. Ndërsa periudha më e shkurtër e shërbimit ushtarak aplikohet në Danimarkë me katë rmuaj. Megjithatë në Danimarkë detyrimi për shëibimin ushtarak aplikohet vetëm nëse nuk është i mjaftueshëm numri i aytre që regjistrohen vullnetarisht për të kryer shëibimin ushtarak.

Shumë vende evorpiane e kanë hequr shëbrimin ushtarak pas fundit të Luftës së Ftohtë, si p.sh. Franca, e cila e morri këtë vendim në vitin 2001.

Përvoja në përgjithësi është, që ushtritë profesioniste janë më të kushtueshme në krahasim me ushtritë, kur shërbimi është i detyruar. Në shumë vende është e vështirë që të rekrutosh ushtarë vullnetarisht. Shumica e ushtrive janë zvogëluar si ushtri profesiste.

Ushtarët pofesionistë të preferuar

Ushtarët profesionistë në përgjithësi janë të kualifikuar më mirë, janë më mirë të specializuar dhe kanë më shumë efektivitet në krahasim me ushtarët që e kryejnë shëbrimin me detyrim. Përveç kësaj ushtarët profesionistë është më e lehtë që t'i mobilizosh për misionet jashtë vendit.

Shërbimi i detyruar ushtarak është hequr në Itali, në Holandë dhe në në vendin më të madh anëtar të NATO-s në SHBA. Kjo pasi në luftën e Vietnamit ranë shumë ushtarë, që kryenin shërbimin e detyruar, kësisoj qysh nga viti 1973 në SHBA shkojnë në ushtri vetëm vullnetarë. Gjatë Luftës së Ftohtë mes NATO-s dhe Paktit të Varshavës thuajse në të gjitha shtetet evropiane deri në vitin 1990 ishte në fuqi shërbimi i detyruar ushtarak.

Franca vendi i origjinës

Forma moderne e shërbimit të detyruar ushtarak u shpik pas Revolucionit Francez. Në vitin 1793 Asambleja Kombëtare franceze krijoi një ushtri me 300.000 ushtarë nëpër provinca. Format e rekrutimit të detyruar kanë ekzistuar qysh në mesjetë. Në të shumtën e rasteve ushtarët profesionistë ishin komandantë, oficerë dhe kalorës fisnikë, ndërsa trupat e këmbësorisë detyroheshin për të kryer shërbimin. Luftrat janë zhvilluar edhe me ushtarë mercenarë, të cilët luftonin me pagesë për ushtrinë e një vendi.

Pothuajse në të gjitha shtetet, të cilat sot vazhdojnë të kenë shërbimin e detyruar ushtarak është e mundur që të refuzohet shërbimi nën armë duke kryer një shërbim tjetër në vend të ushtrisë. Në NATO bën përjashtim Turqia. Në Turqi nuk lejohet refuzimi i shërbimit ushtarak, i cili atje zgjat 15 muaj.

Autor: Bernd Riegert/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Elert Ajazaj