1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shërbimet sekrete ruse nuk besojnë më tek kompjuterat, kthehen tek makina e shkrimit

Shërbimi shtetëror rus që ka për detyrë ruajtjen e komunikimeve të Kremlinit ka kërkuar të blejë disa makina shkrimi të vjetra, në mënyrë që të shmangë rrjedhjet e informacionit nga kompjuterat.

default

Vladimir Putin

Sipas disa burimeve një gjë e tillë do të ndodhë pas publikimit të disa dokumentave sekrete në faqen WikiLeaks dhe dëshmive të dhëna nga ish agjenti i shërbimeve sekrete në SHBA, Edward Snowden. Shërbimi i Gardës Federale, që ka për detyrë ruajtjen e Presidentit Vladimir Putin, ka vënë në dispozicion një fond prej 486 mijë rublash (11 600 Euro) për të blerë disa makina shkrimi elektrike. Kjo kërkesë për blerje shfaqet në faqen shtetërore të prokurimeve zakupki.gov.ru.

"Kjo blerje është parashikuar prej një viti", tha një burim që punon në këtë shërbim, i njohur me akronimin FSO, për agjensinë AFP. Lajmërimi në faqen online ishte postuar një javë më parë. Një zëdhëns i shërbimit nuk bëri asnjë koment. Për shërbimet e sigurisë ruse është i rëndësishëm fakti se çdo makinë shkirmi ka shenjën e saj të veçantë dhe mund të verifikohet lehtë ku është shtypur letra.

Russland Zentrale Geheimdienst KGB

Selia e shërbimit sekret rus, KGB në Moskë

Gazeta pro Kremlinit "Izvestia" shkruante se shërbimet shtetërore janë duke kërkuar të blejnë 20 makina shkrimi sepse përgatitja e dokumenteve sekretë në kompjuter nuk ka më siguri. "Pas skandalit me shpërndarjen e dokumenteve sekrete nga WikiLeaks, dëshmitë e Edward Snowden dhe raportet për përgjimin e Dmitry Medvedev gjatë vizitës së tij në samitin e G20 në Londër, është vendosur të krijohen dokumente në letër", ka thënë një burim pranë FSO për gazetën.

Dokumentet e publikuara nga Snowden treguan se britanikët kishin spiunuar delegatët e huaj duke përfshirë edhe presidentin Dimitry Medvedev në vitin 2009 në samitin e G20 në Londër, raportoi gazeta britanike "The Guardian" muajin e shkuar.