1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shërbimet gjermane të inteligjencës në qendër të kritikave pas shkatërrimit të dosjeve naziste

Shërbimi për jashtë i inteligjiencës në Gjermani, BND, po përballet me kritika për shkak të shkatërrimit të disa dosjeve të punonjësve të saj, të cilët kishin shërbyer më parë për nazistët.

BND, Pullach

BND, Pullach

Shërbimi i inteligjencës së jashtme gjermane, BND, shpjegoi se si ishin shkatërruar dosjet personale të rreth 250 punonjësve të saj, disa prej të cilëve ishin ish zyrtarë nazistë.

Një komision historianësh, të cilët po studiojnë historinë e BND, njoftuan të Martën se shërbimi i inteligjencës kishte shkatërruar dosjet në vitin 2007.

Ndërkohë BND, tha në një deklaratë se dosjet përbënin dy përqind të dokumenteve të përdorura nga komisioni i historianëve dhe ato dosje në atë kohë ishin konsideruar “si pa vlerë për t'u arkivuar.”

Bundestagu, parlamenti ka kërkuar qartësimin e çështjes dhe thirri BND për të raportuar para Komisionit Parlamentar përgjegjës për shërbimet e inteligjencës së Gjermanisë.

Logo e BND

Logo e BND

Mbulim jo i qëllimshëm

Komisioni përbëhet nga katër historinanë të pavaruar, të cilët kishin kërkuar vitin e kaluar nga BND të hidhte dritë mbi të kaluarën e shërbimit nazist.

Klaus-Dietmar Henke, zëdhënësi i komisionit, tha se dokumentat e shkatërruar katër vjet më parë përfshinin edhe ato të disa spiunëve të cilët “kishin patur pozicione të rëndësishme në trupat SS apo Gestapo.” Por ai shtoi se BND nuk i ka shkatërruar me qëllim dosjet e punonjësve me një të kaluar naziste.

Në të ardhmen, studiuesit presin që të konsultohen para se BND të shkatërrojë dokumenta me rëndësi historike. Henke tha se ai e dinte që shërbimi kishte shkatërruar dosje shumë dekada më parë. "Por është alarmante që dokumente me vlerë të tillë u shkatërruan në vitin 2007," tha ai.

Autor: Dagmar Breitenbach (dpa, AFP)

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 01.12.2011
  • Fjalët kyç BND, Nazi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13KkF
  • Data 01.12.2011
  • Fjalët kyç BND, Nazi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13KkF