1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shërbimet e fshehta perëndimore zbulojnë plane terroriste - Ekspertët nuk shohin rritje të nivelit të rrezikshmërisë

Shërbimet e fshehta perëndimore kanë penguar siç duket sulme terroriste në Gjermani, Francë dhe Britaninë e Madhe. Atentantet do të kryheshin njëkohësisht në këto vende.

default

Lajmet për gjoja planfikimin e sulmeve në qytetet evropiane nuk duhen mbivlerësuar, këshillon zëdhënësi i ministrisë së Brendshme gjermane, Stefan Paris.

"Informacionet, që u botuan sot [29.9] në mediat britanike dhe amerikane, janë të njohura për organet federale të sigurisë. Këto informacione vijnë nga burimet e shërbimeve të fshehta. Këto informacione janë vlerësuar me shumë ndjeshmëri dhe intensitet nga organet federale të sigurisë. Si rezultat i këtyre vlerësimeve mund të thuhet: Momentalisht nuk ka plane konkrete sulmesh në lidhje me Gjermaninë dhe nuk ka ndryshuar asgjë në vlerësimin e rrezikshmërisë për Gjermaninë."

Terrorismus Camps Afghanistan

Luftëtarë Talibanë pranë Xhalalabadit

Edhe prokuroria federale nuk sheh rrezik akut

Jo, të dhëna për plane konkrete për sulme nuk ka. Edhe Wolfgang Bosbach, kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e brendshme thekson se niveli i rrezikshmërisë nuk ka ndryshuar.

"Ne kemi një nivel konstant të lartë rrezikshmërie, që është shqetësues. Për këto informacione janë në dijeni prej kohësh organet gjermane të sigurisë, sidomos shërbimet sekrete. Por nuk ka patur shenja konkrete se ku dhe kur janë planifikuar me të vërtetë sulmet."

Wolfgang Bosbach

Wolfgang Bosbach, kryetar i Komisionit parlamentar për çështjet e brendshme

Medie të ndryshme njoftojnë për mundësinë e planifikimit të sulmeve

Fjala është për një gjermanoafgan, Ahmad S., i cili prej disa javësh merret në pyetje nga hetuesit amerikanë në burgun ushtarak amerikan Bagram. Ai është njëri prej disa islamistëve nga Hamburgu, nëntë burra, dy gra, të cilët vitin e kaluar kanë shkuar në kampet e trajnimit në rajonin kufitar pakistanezo-afgan. Ai vetë duhet të jetë kapur gjatë rrugës së kthimit për në Evropë. Një gjermanosirian është kapur në Pakistan.

Punonjës të sigurisë kanë ndjekur prej kohësh me shqetësim ndër të tjera lëvizjen e këtij të ashtuquajturi "Grup i udhëtarëve nga Hamburgu", sepse ata mund të kryenin ndoshta sulme në Europë, apo në caqe të tjera evropiane.

Ahmad S. njoftojnë shumë medie, duhet të ketë folur lidhur me plane për sulme në Britaninë e Madhe, në Francë dhe Gjermani. ZDF ka mësuar se gjermanë, arabë dhe çeçenë janë dërguar ndërkohë në Evropën Perëndimore. Pas tyre qëndron El Kaida dhe një grup terrorist, i cili operon në Afganistan dhe Pakistan. Agjensia e lajmeve DAPD flet, duke iu referuar rretheve të shërbimeve të fshehta, për të ashtuquajtur "objektiva të butë", që mund të merren në shenjestër, si grumbullimet në masë. Agjensia gjermane e shtypit citon gjithashtu qarqe të shërbimit sekret, të cilat në lidhje me gjithë informacionet e shërbimeve të afërta sekrete, kanë të dhëna difuze, por jo dëshmi të sakta. DPA thotë se nuk mund ta shpjegojë interpretimin e stacionit britanik Sky News, që flet për "skenarë si në Mumbay 2008".

El Kaida Terrorismus Afghanistan

Pakistani dhe Afganistani bazë e terroristëve

Në se Ahmad S. është edhe burimi i shërbimit të fshehtë britanik, nuk është e qartë. Sipas njoftimeve të agjencive ky shërbim prej disa javësh supozon se sulmet do të kryhen fillimisht në Britaninë e Madhe dhe pastaj në Francë. Edhe në Britaninë e Madhe nuk është rritur shkalla e rrezikshmërisë. Medie të tjera njoftojnë për dëshmi të shërbimit të fshehtë pakistanez. Njoftohet edhe se sulmet e avionëve pa pilot në territoret fisnore pakistaneze kanë si qëllim që të pengojnë sulmet terroriste në Evropë. Këtë e supozon krahas stacionit britanik Sky News edhe Wallstreet Journal. Avionët e telekomanduar, thuhet në gazetë, qëllojnë rrjetin Haqqani, një grup militant, i cili bashkëpunon me Al Kaidën dhe që deri tani ka qenë aktiv vetëm në Azi.

Autor: Geuther, Gudula / Angelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 30.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PQB3
  • Data 30.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PQB3