1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shëndetësia zemra e politikës së Obamës

Me një apel pasionant, Presidenti i SHBA-së Barack Obama, iu drejtua dje (9.9.) Kongresit për miratimin e reformës në shëndetësi. "Koha e lojrave" ka kaluar", tani duhet vepruar, tha Obama.

default

Presidenti amerikan Barack Obama: shëndeti në radhë të parë

Klubi "busboys and poets", në qendër të Uashingtonit, gjendet në një zonë ku predominon elektorati i Partisë Demokratike të Obamës. Brenda një përzierje librarie dhe restoranti u mblodhën të mërkurën në mbrëmje, shumë amerikanë, që ndiqnin me një birrë përpara, transmetimin e fjalimit të Obamës mbi reformën në shëndetësi. Kur pak pas orës 20 Presidenti hyn në Kongres, gëzimi është i madh.

Barack Obama Hillary Clinton Gesundheit Kongress

Mirëpritje nga demokratët dhe Hillary Clinton...

Reforma në shëndetësi është zemra e politikës së brendshme të Obamës dhe ai, nuk është i pari president, që e provon, por shpreson të jetë i fundit.

Shëndetësia shenjë e dështimit kolektiv

Fjalimi i tij 45 minutësh është para së gjithash një apel. Rreth 50 milionë qytetarët amerikanë pa sigurim shëndetësor, janë një shenjë e dështimit kolektiv. Secili duhet të ketë qasje në një sigurim shëndetësor të drejtë dhe të financueshëm, pavarësisht nga të ardhurat. Obama qetëson. Askush që është i kënaqur me sigurimin e tij shëndetësor nuk është i detyruar të ndërrojë. Pensionistët nuk duhet të shqetësohen për sigurimin e tyre shëndetësor që financohet nga shteti. Tatimet nuk do të ngrihen për shkak të reformës në shëndetësi. Në klubin "Busboys and Poets" duartrokitjet janë të vazhdueshme .

Der US-Kongressman Joe Wilson

...ndërsa republikani Joe Wilson e quan madje "gënjeshtar"

Më pak miqësor është reagimi i republikanëve në Kongres. Në një moment deputeti Joe Wilson e quan Presidentin 'gënjeshtar', me zë të lartë. Zv/presidenti Bidon tund kokën me nervozizëm. Wilson më pas kërkon falje pranë Shtëpisë së Bardhë. Obama i bën thirrje Kongresit të dëshmojë unitet. Senatori John McCain thotë më vonë, se ka shumë gjëra, për të cilat mund të punohet së bashku.

Edhe republikanët kërkojnë reforma

"Dihet nga të gjithë që sistemi është i rrënuar", thotë McCain. Kolegë të tjerë të McCainit nga Partia Republikane kanë qëndrim më pak miqësor. Në veçanti financimi bëhet shkak për humorin e keq. Kostot e reformës në shëndetësi pritet të kapin shumën e 900 miliardë dollarëve gjatë 10 viteve të ardhshme. Për këtë arsye republikani Charles Bustani kërkoi një fillimin të ri me një iniciativë mbipartiake.

Presidenti kërkon t'u japë fund zënkave partiake

"Ka ardhur koha për të vepruar", thotë Obama. Koha për të bashkuar idetë më të mira të të dy partive. Kjo miratohet edhe nga publiku në "Busboys and Poets". Por disa mbetje dyshimesh kanë edhe përkrahësit.

Djalli fshihet në detaje! Tani duhet pritur se cilat ide do të triumfojnë. Por Obama bëri atë çfarë duhej. Ai ishte frymëzues, i sfidoi të dyja palët dhe kjo duhej të ndodhte.

Autor: Nicole Markwald

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 10.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JZJm
  • Data 10.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JZJm