1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shëndetësi pa kufij - Mundësi për kurim kudo në BE

Qytetarët e BE në të ardhmen mund të zgjedhin mjekun, apo spitalin kudo në BE. Sigurimet shëndetësore do ta paguajnë sipas rregullave të caktuara. Këtë e vendosi të mërkurën (19.01.) Parlamenti Evropian.

default

Patientët në Bashkimin Evropian fitojnë më shumë të drejta. Qytetarët e BE në të ardhmen do të lejohen të zgjedhin mjekun, apo spitalin ku të duan brenda BE. Sigurimet shëndetësore do ta paguajnë sipas rregullave të caktuara. Kjo u vendos të mërkurën (19.01.) nga Parlamenti Europian, pasi më parë të gjitha 27 shtetet e BE kishin negociuar një kompromis. Rregulli i ri do të hyjë në fuqi në vitin 2013 për të ndihmuar veçanërisht të sëmurët, që në vendin e tyre duhet të presin gjatë për t'u kuruar.

Në shërbimin shëndetësor nuk mund të flitet akoma për Evropë pa kufinj. Vetëm një ndër 100 pacientë trajtohet tek mjeku jashtë shteti. Por tani do të rrëzohen shumë barriera. Qytetarët e BE kanë të drejtë të kërkojnë trajtim kudo në Evropë, jo vetëm në rastet urgjente, ambulante, por edhe të shtrohen në spital. Turizëm masiv mjekësor nuk do të ketë, mendon deputeti i parlamentit Evropian Peter Liese, CDU.

Pacientët me sëmundje të rralla mund të përfitonin

Gesundheit Gesundheitswesen Medizin Frau beim Augenarzt

"Këto janë në rradhë të parë pacientët, të cilët ndodhen në listën e pritjes për kurim të veçantë. Pastaj ka pacientë, që për arsye personale mund të parapelqejnë të shkojnë te mjeku jashtë shteti, për shembull për shkak se fëmijët jetojnë jashtë shteti. Përveç kësaj mund të përfitojnë pacientët në rajonet kufitare dhe më e rëndësishmja, pacientët me sëmundje të rralla."

Për pacientët me sëmundje të pazakonshme shpesh ka pak specialistë në Evropë. Tani ata kanë shansin të gjejnë mjekun më të mirë për sëmundjen e tyre. Dispozitat e reja do të hyjnë në fuqi nga fundi i vitit 2012, ose fillimi i vitit 2013. Që atëherë e tutje arkat e sigurimit shëndetësor do të mbulojnë shpenzimet e mjekimit jashtë shteti, por vetëm deri në shumën, që do të kishte kushtuar trajtimi në shtetin, ku banon pacienti. Shtetet anëtare të BE për trajtime të shtrenjta mjekësore mund të kërkojnë që pacientët të marrin një autorizim paraprak nga sigurimi shëndetësor.

Sigurimet shëndetësore marrin përsipër shpenzimet

Në kushte të caktuara ky autorizim edhe mund të refuzohet. Për ekspertin e shëndetësisë nga partia liberale në parlamentin Evropian, Holger Kramer, mbeten të mundshme shumë përjashtime.

Symbolbild Gesundheit Geld Finanzen Gesundheitswesen Krankenkasse Krankenbeitrag

Mund te nevojiten autorizime nga sigurimi shëndetësor

"Sigurimi shëndetësor mund të thotë: Në qoftë se një kriter cilësor nuk mjafton, atëherë nuk mund të kurohesh jashtë shteti. Këtu tani është çështja, nëse dëshira e pacientit humbet në luftën e letërkëmbimeve me sigurimin shëndetësor, apo nëse ky rregull ndihmon me të vërtetë, për të realizuar të drejtat e pacientit, në mënyrë që ai të mund të bëjë operimin e kockave të legenit, apo të zemrës, tek ai specialist, që atij i duket më miri."

Jo rastësisht ka zgjatur kaq shumë vite, derisa shtetet anëtare të BE kanë rënë dakord për të drejtat ndërkufitare të pacientëve. Disa qeveri pengonin, megjithëse Gjykata Evropiane e Drejtësisë kishte konfirmuar disa herë, që qytetarët e BE janë të lirë ta zgjedhin mjekun e tyre në mbarë Evropën. Gjermania  ka qenë shembullore dhe e zbaton këtë të drejtë prej vitesh në praktikë. Tani edhe shtete të tjera të BE duhet të ndjekin shembullin e saj dhe kjo mund t'i sjellë përfitime konkrete ekonomike shendetësisë gjermane, mendon eksperti i shëndetësisë Peter Liese nga CDU:

"Edhe pse shpesh nuk shihet kështu, shërbimi mjekësor në Gjermani në krahasim me atë të vendeve të tjera në Evropë është ende mjaft i mirë. Dhe mund ta imagjinoj që mjekët dhe spitalet gjermane do të frekuentohen më shumë nga pacientë nga vendet e tjera. Kjo do të çlironte buxhetin tonë në përgjithësi dhe do të na lehtësonte të përballonim problemet në shërbimin shëndetësor."

Gesundheit Gesundheitswesen Medizin Ärztin mit Stethoskop

Hapja rrit konkurrencën

Shtohet konkurrenca ndërmjet sistemeve shëndetësore evropiane

Në përgjithësi do të ishte pozitive dhe për autoritetet shëndetësore, sikur pacientët të kishin më shumë liri zgjedhjeje, thotë Peter Liese. Sepse tani ofruesit e shërbimeve ndodhen nën presion, që të përmirësojnë kushtet, me qëllim që t'i mbajnë pacientët në vendin e tyre, përndryshe paratë e tyre do të duhej t'i transferonin jashtë shteti. "Do të ketë në favor të pacientit një konkurrencë ndërmjet sistemeve shëndetësore evropiane."

Autor: Martin Bohne/Angelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 21.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/100F9
  • Data 21.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/100F9