1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sfidat e bashkëjetesës multikulturore në Berlin

Të huajt që shkojnë në kryeqytetin dinamik të Gjermanisë nuk priten gjithmonë me krahë hapur. Jonathan Gifford zbulon një ndjenjë në rritje kundër të huajve tek vendasit.

Berlini është i njohur pët grafitit e shumta të pikturara pothuajse në çdo pjesë të tij. Në murin e një bari mjaft popullor dikush ka shkruajtur me një shkrim të çuditshëm "hidh granatën". Nuk është një ide e mirë që të lexohet çdo grafiti, por mesazhi i nënkuptuar duket se ishte "të ardhurit nuk janë të mikpritur".

Ka disa arsye se pse e interpretova në mënyrë të tillë këtë grafiti. Bari gjendet në Prenzlauerberg, shumë afër me distriktin qëndror të Berlinit, Mitte. Më përpara ka qenë një zonë ekskluzive dhe shumë më ndryshe nga gjendia aktuale.

Duke ndjekur shenjat

Faktori i dytë pas interpretimit tim është se mes berlinasve të vjetër janë duke u ngritur disa shqetësime që nuk kanë qenë më parë. Ardhja e shumë banorëve të rinj në qytet nga e gjithë bota dhe zona të tjera të Gjermanisë ka ngritur çmimet e qirave të banesave. Por nuk jam vetëm unë që e shoh këtë shqetësim.

"Ne këtu kemi një debat publik sa i përket ndjenjave kundër të huajve, që gjithmonë shihen me paragjykmin se mund të jenë të rinj hipster ose të pasur", thotë Jannek, zëdhënësi i grupit Hipster Antifa Berlin. Grupi u forma vitin e shkuar për tu angazhuar në debatin në lidhje me ndjenajt kundër të huajve. Duke u mbështetur nga lëvizja e majtë dhe anti-raciste Antifa, ata donin të dokumentonin provat se si Berlini pret të huajt.

Flash-Galerie East Side Gallery

Grafiti në Berlin

"Ne filluam të krijojmë një arkiv grafitesh që drejtohen kundër të huajve. Ishte një gjë shumë e thjeshtë në faqen tonë të Facebook-ut. Galeria u shpërnda shumë shpejt dhe më pas tërhoqi vëmendien e medias", thotë Jannek. Një nga shembujt më domethënës ishte një grafiti në dritaren e një bari ku shkruhej "Na falni, por nuk lejohet hyrja e hipsters nga SHBA".

Është mirë të jesh 'kundër'

Të rinjtë hipster janë pre e lehtë e paragjykimeve, thotë Adam Fletcher, themelues i dyqanit online 'The Hipstery'. "Hipster është një grup mjaft interesant i shoqërisë sepse asnjë prej tyre nuk e pranon se është pjesë e tij. Nuk ka 'pacient zero' për hipsterat. Duke qenë se nuk ka një përkufizim të saktë, pjesa tjetër e shoqërisë mendon se ata janë të këqinj dhe paragjykohen për çdo gjë. Pra nëse nuk është e pranueshme të paragjykosh të huajt, paragjykimi ndaj të rinjve hipster është normal", shpjegon ai.

Nuk janë vetëm grafitit por edhe shenja të tjera kundër të huajve që duken qartë në rrugët e Berlinit. Një poster në Kreuzberg thotë "Berlin nuk të do" dhe një tabelë në një dritare në Friedrichshain thotë "Turistë të zhurmshëm shkoni në shtëpi!". Këtë ndjenjë kundër të huajve e kuptova kur isha duke u treguar Berlinin prindërve të mij. Nga ballkoni i një ndërtese dëgjova dikë që bërtiti "Turistë të qelbur!"

Sidoqoftë turizmi mbetet një nga burimet kryesore të të ardhurave të qytetit të Berlinit. Disa shifra thonë se vetëm një vitin 2011 Berlini ka fituar më shumë se 10 milliardë Euro vetëm nga turizmi dhe humbja e këtij fitimi nuk do të ishtë komode për qytetin e "varfër por seksi".

Graffiti in Berlin Kreuzberg

Grafiti në lagjen Kreuzberg

Paragjykimet janë të rrezikshme

Jannek nga grupi Hipster Antifa Berlin beson se debati është i përqëndruar tek efektet në ekonominë personale të berlinezëve. Ai thotë se ngritja e qirave është duke i vënë ata në vështirësi. Ai dhe kolegët e tij mendojnë se fajësimi i të huajve për një çështje të tillë është i gabuar dhe nuk duhet të ekzistojë.

"Ata kanë nevojë për këto lloj paragjykimesh dhe njerëz ku ata mund të shohin problemet e tyre dhe ne nuk kemi asgjë kundër njerëzve që duan të mbrohen nga këto efekte të kapitalizmit. Por njerëzit nuk mund të shpëtojnë ky lloj paragjykimi dhe ne mendojmë se është e rrezikshme nëse ky paragjykim shtrihet në të gjithë shoqërinë", thotë ai. Në lagjen time ulem shpesh të pij birrë me miq nga Argjentina, Australia, Venezuela, Bavaria dhe berlinizë, dhe të gjithë për momentin e quajmë këtë qytet shtëpi.

Autor: Jonathan Gifford/Amarildo Topi

Redaktoi: Auron Dodi