1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sfida më e madhe e shek. të 21

Tek Forumi Global i Medias, të organizuar nga Deutsche Welle nga 21 deri më 26 qershor, gjithshka ka lidhje me ndryshimin e klimës.

Forumi Global i Medias, të organizuar nga Deutsche Welle nga 21 deri më 26 qershor

Forumi Global i Medias, të organizuar nga Deutsche Welle nga 21 deri më 26 qershor i kushtohet klimës

Në qendër të takimit shtrohet çështja e rolit të mediave në krijimin e mendimeve për ndryshimin e klimës dhe pasojave të tij. Si ndikojnë gazetarët në proceset e krijimit të pikëpamjeve nga vendimarrësit politikë dhe ekonomikë? Dhe sa e rëndësishme është për gazetarët ajo çka mendojnë njerëzit në botë për këtë temë globale? Në Forumin Global të Medias, marrin pjesë 1 500 vetë nga e gjithë bota.

Werner Hoyer është Sekretar Shteti në ministrinë e Jashtme gjermane. Në fjalimin e tij përshëndetës, bëri të qartë se ndryshimi i klimës është temë e përbashkët e ambientit dhe e shkencës. Sipas tij, ndryshimi i klimës është një temë e politikës së jashtme, e politikës së sigurisë, e politikës së mbrojtjes. Një temë tek e cila bëhet fjalë për mbijetesën e njerëzimit.

Bertrand Piccard

Bertrand Piccard

Klima temë globale

"Ndryshimi i klimës ka gjithshka që i duhen një teme për të qenë temë globale. Të gjithë njerëzit kanë dëgjuar për të, të gjithë kanë një mendim dhe kudo diskutohet me emocione. Që tani ndryshimi i klimës ndikon në jetën e shumë njerëzve, ashpërson krizat ekzistuese, ose nxit kriza të reja. Megjithëse ne e dimë domosdoshmërinë e kësaj teme, krijuesit e mediave duhet të luftojnë kundër të njëjta ndjenjash si konsumuesit e mediave: Ne dëgjojmë pa pushim për ndryshimin e klimës, ne raportojmë pa pushim për të, çfarë është e reja dhe çfare duhet raportuar?"

Pikërisht kjo është pyetja që duhet të bëjnë të gjithë gazetarët mendon, Bertrand Piccard. Njerëzimi duhet të shkelë në rrugë të reja për të krijuar mendimin e vet, për të penguar perëndimin e vet. Piccard do të udhëtojë nëpër botë me avionin e tij që vihet në lëvizje vetëm nga energjia diellore: "Ne kemi qenë në Hënë. Ç'na duhet të shkojmë aty? Ne duhet t`i përgjigjemi sfidave të reja. Dhe unë besoj se sfida jonë më e madhe pas uljes në Hënë është të bëhemi të pavarur nga prodhimi i energjisë nga djegia e karburanteve. Por ajo që thuhet deri tani, sa herë flitet për këtë temë, është ulja e standardit të jetesës. Detyra e mediave është që t`i bëjë nejrëzit që të besojnë se kjo do të jetë aventura më e madhe e shek. të 21-të."

Kryeqyteti i Malediveve

Kryeqyteti i Malediveve

Mediat e mëdha kanë fuqinë e duhur

Tupou Vere dëgjon çfarë thotë Bertrand Piccard dhe tund kokën duke aprovuar fjalët e tij. Ajo jeton në ishujt Fixhi dhe lufton prej 24 vjetësh për të drejtat e njeriut. "Tema e klimës ka shumë më tepër për të raportuar se sa konferenca e Kopenhagës. Gazetarët luajnë rol vendimtar, kur bëhet fjalë për të treguar fytyrën njerëzore të ndryshimit të klimës. Por ajo që ndodhi në Maledive dhe ishujt e tjerë të Paqësorit, lihet pas dore nga mediat globale. Mediat e mëdha kanë fuqinë të raportojnë përtej kufijve."

Edhe gazetarja Tahura Titi Gabi nuk është e sigurt si ta trajtojë temën e klimës. Ajo vjen nga Papua-Neuguinea: "Tek ne njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj teme. Sigurisht që ne e shohim, e ndiejmë, por ne kemi shumë pak informacion për t`u shpjeguar njerëzve çfarë është ndryshimi i klimës dhe si mund ta luftojmë." Kështu bëhet e qartë se lufta kundër ndryshimit të klimës, është një detyrë globale, mbase dhe më e madhja që shtrohet para gazetarëve.

Autor: Sandra Petersmann/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 21.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NzJu
  • Data 21.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NzJu