1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sfidë ruso-kineze për Perëndimin

Agjencitë e vlerësimit u vunë në shënjestër të kritikave gjatë krizës financiare për shkak të vlerësimeve të tyre të gabuara. Kina dhe Rusia duan tani një agjenci vlerësimi të tyren. Konkurrencë për Moody's&Co.?

Fjalët e Anton Siluanov tingëllojnë si një deklaratë lufte ndaj Perëndimit, dhe të tilla janë: "Ne duam që ratings të jenë jopolitike", kërkon ministri rus i Financave. Politikani i konsideron shumë vlerësime të agjencive të rating-ut për shtete dhe sipërmarrje si të influencuara nga politika. Përse ndodh kështu është për ministrin rus shumë e qartë: agjencitë e vlerësimit që dominojnë tregun Standard & Poor's, Moody's dhe Fitch duhet të kenë parasysh interesat e atyre që u japin mandatin. Agjencia e re ruso-kineze e vlerësimit mund të jetë kështu një lloj antimodeli për tre agjencitë e mëdha me rrënjë në SHBA dhe të kujdeset për vlerësime të drejta. Në teori.

Por ekspertët janë skeptikë nëse pikërisht një agjenci ruso-kineze mund të garantonte më shumë transparencë. "Bashkimi i shumë agjencive të vlerësimit nga Rusia dhe Kina nuk ka asnjë kuptim", analizon profesori i ekonomisë nga Bremeni Rudolf Hickel. Projektin ai e sheh si reagim ndaj bashkëpunimit më të ngushtë mes Evropës dhe SHBA-së, të cilat aktualisht negociojnë për një marrëveshje për tregti të lirë. Dhe vërtet shenjat për bashkëpunim më të ngushtë mes fuqive të mëdha Rusi dhe Kinë janë shtuar. Në maj qeveritë e dy vendeve nënshkruan kontrata furnizimi me gaz në shumë miliardëshe. A do të jetë një agjenci e përbashkët vlerësimi një hap i mëtejshëm në bashkëpunimin dypalësh?

Gjeste simbolike kërcënimi

Profesori ekonomisë Rudolf Hickel: Agjencia e përbashkët e vlerësimit nuk do të jetë e rëndësishme

Profesori ekonomisë Rudolf Hickel: "Agjencia e përbashkët e vlerësimit nuk do të jetë e rëndësishme"

Rudolf Hickel nuk e konsideron aq të rëndësishëm këtë projekt: "Ka të ngjarë të kemi të bëjmë me një akt simbolik të bashkëpunimit ekoomik, por vetëm në një fushë marxhinale. Inisiativa në përgjithësi nuk mund të merret seriozisht." Për forcimin e tregtisë mes Kinës dhe Rusisë ka projekte shumë më të rëndësishme se një agjenci vlerësimi. Fakti që ajo u shpall me krenari të madhe është ndoshta një shenjë se Moska dhe Pekini nuk arrijnë të merren vesh në çështje shumë më të rëndësishme strategjike. Profesori i ekonomisë mendon madje se projekti ka shumë gjasa të dështojë.

Hickel në të vërtetë bën pjesë në radhët e atyre ekspertëve që prej kohësh e ka kritikuar me zë të lartë punën e agjencive amerikane të vlerësimit. Atyre agjencive, të cilat me vlerësime të tepruara pozitive për tituj financiare "pa vlerë" janë bashkëfajtore për krizën financiare. Specialistët kërkojnë për këtë arsye vazhdimisht më shumë konkurrencë në këtë fushë. Edhe shtetet e BE-së në kulmin e krizës patën menduar të sillnin në jetë një agjenci vlerësimi të vetën. Por në fund projekti u zhduk përsëri në sirtarë.

Pavarësia - e mira më e çmuar

Selia qendrore e Standard & Poor's në Nju Jork

Tre të mëdhenjtë dominojë tregun - konkurrenca duhet të fitojë fillimisht besimin e investitorëve

Edhe inisiativa ruso-kineze do të përballet me vështirësi. Agjencitë e vlerësimit jetojnë nga besimi i investitorëve në pavarësinë e vlerësimit të tyre. Çfarë interesash kanë tani Moska dhe Pekini për të ngritur një agjenci të vetëm për dy makroekonomi me drejtime krejt të ndryshme? Edhe vetë historia tejet politike e themelimit mund ta dëmtonte agjencinë, përpara se të publikojë vlerësimin e saj të parë. Një tjetër mangësi: Moska aktualisht vuan edhe vetë nga vlerësimi i agjencive të etabluara, obligacionet shtetërore ruse kohët e fundit u ulën në nivelin "pa vlerë".

Rezervat ndaj një aktori të ri në sistem janë për këtë arsye të mëdha jo vetëm në Perëndim. Eksperti rus i financave Igor Nikolajev është gjithashtu skeptik: "Do të duhet shumë kohë derisa agjencia e re të ndërtojë besimin ndërkombëtar", tha Nikolajev për agjencinë shtetërore Ria Novosti. Madje edhe qeveritë pjesëmarrëse përpiqen të mos nxisin pritje të mëdha për agjencinë e re. Vërtet instituti i ri do të shqiptojë edhe rekomandime ndërkombëtare, por fillimisht do të kujdeset vetëm për projektet e përbashkëta ruso-kineze.

Më shumë rregullim ligjor në vend të konkurrencës

Gjithsesi për Moskën duket se projekti është më urgjent se për partnerin në Pekin. Para 20 vjetësh në Kinë pati filluar nga puna agjencia e vlerësimi "Dagong Global Credit". Ajo u themelua asokohe me iniciativë të Bankës Qendrore Evropiane dhe ka fituar prej kohësh famë ndërkombëtare.

Edhe pse parimisht kërkon më shumë konkurrencë ndër agjencitë e vlerësimit, ekonomisti Hickel është i sigurt se projekti politik ruso-kinez për agjencinë e përbashkët të vlerësimit nuk do të ketë të ardhme të ndritur. Më i rëndësishëm se numri i agjencive të vlerësimit në botë është për profesorin nga Bremeni një çështje krejt tjetër: reformimi i agjencive të vlerësimit. "Ne duhet një rregullim ligjor për të gjitha agjencitë e vlerësimit në botë". Kjo ka të bëjë edhe me konfliktin e interesit në rastin e agjencive të etabluara në SHBA: atje shpesh sipërmarrësit japin vetë porosi për vlerësimin e produkteve të veta dhe paguajnë për këtë.