1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Server: Kufiri i Kosovës me Serbinë aty ku është - nuk ka lëvizje

Analisti i njohur amerikan, Daniel Server, në një bisedë me DW thotë se kur Beogradi dëgjon qartë prej Gjermanisë se kandidimi për BE varet nga kufiri Kosovë Serbi, ai do të pranojë

Daniel Server, analist amerikan për Kosovën

Daniel Server, analist amerikan për Kosovën

DW: Zoti Server, mendoni se dërgimi i forcave speciale në veri të Kosovës ishte veprim legjitim i kryeministrit Thaci?

D. Server: Nga pikpamja e Prishtinës absolutisht që ishte veprim legjitim, sepse atje ka nje kufi dhe nuk besoj se dikush e konteson këtë. Pra që aty ka një kufi të Kosovës. Por çfarë konteston Serbia është fakti që sipas saj Kosova nuk duhet të jetë e pavarur. Nga pikpamja e Prishtinës, forcimi i rregullave të doganave në kufirin me Serbinë është absolutisht i ligjshëm.

DW: Eshtë krijuar përshtypja se dërgimi i forcave speciale të Policise së Kosovës në veri është bërë me miratimin e heshtur të amerikaneve. Por në të njëjtën kohë, Shtepisë së Bardhë deklaron se gjerat duhet të koordinohen me bashkësinë ndërkombëtare. Si ta kuptojmë këtë?

Për SHBA-në kufiri i Kosovës është aty ku është dhe nuk ka lëvizje

Mitrovica - molla e sherrit

Mitrovica - molla e sherrit

D. Server: Nuk do t’iu them asgjë për këtë. Për këtë mund të pyesni ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Cristofer Dell. Por sidoqoftë, unë nuk besoj se dërgimi i forcave speciale të Kosovës në veri ka qenë veprim i koordinuar me amerikanët. Unë e kuptojë plotësisht se shumë njerëz në Serbi dhe në Kosovë besojnë se ashtu ishte. Mirëpo, në anën tjetër unë nuk besojë që Kosova do të merrte përsipër rrezikun të ndërmarr një veprim të tillë, nëse Amerika do të thoshte jo, nëse do të pyeteshin SHBA-të.

DW: Si e shohin SHBA-të, zgjidhjen e konfliktit në veri të Kosovës?

D. Server: SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi e shohin zgjidhjen e këtij konfliktit në veri, që kufiri të jetë saktësisht aty ku është sot dhe jo të lëvizen kufjtë për të akomoduar dallimet etnike, kjo është shumë e rëndësishme. Amerikanët dhe evropianët dëshirojnë që kufiri të jetë saktësisht aty ku është sot.

DW: Si e gjykoni qëndrimin e perfaqësuesve evropianë në Kosovë për zhvillimet në veri të vendit? A mund të kishte vepruar EULEX ndryshe në një rast të tillë?

Kontrabanda dëmton jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë

D. Server: Kam përshtypjen që misioni EULEX është plotësisht i koordinuar me KFOR-in  dhe EULEX. Që të dy së bashku dëshirojnë të shohin kontrollin në atë kufij, dogana funksionale në atë kufij dhe të ndalet kontrabanda në pikat një dhe 31. Kontrabanda  dëmton jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë, sepse shumë mallra kontrabandohen pa paguar taksa edhe për Serbinë. Pra, Prishtina, Beogradi, Amerika, Evropa, KFOR-i dhe EULEX-i,  të gjithë duhet të jenë në të njejtën linjë që kufijtë dhe mallrat që kalojnë nëpër të, të taksohen.

DW: Si i shpjegoni  veprimet e fundit të diplomacisë gjermane për rajonin, nëpërmjet vizites së fundit të ministrit të jashtëm gjerman Vestervelle në Kosovë dhe të kancelares Merkel në Beograd javën e ardhëshme?

D. Server: Mendoj se mesazhi i ministrit të jashtëm gjerman gjatë vizitës në Kosovë  ishte shumë i qartë dhe korrekt, që nuk ka ndarje, kufiri është kufi dhe pjesa veriore e Kosovës mbetet pjesë e Kosovës. Unë besoj shumë se këtë mesazh do ta përcjellë në Beograd edhe Kancelarja Merkel, por edhe në biseda private dhe në publik. Kur Beogradi e dëgjon qartë prej Gjermanisë se kandidimi për në Bashkimin Evropian varet nga sjellja korrekte në kufirin Kosovë - Serbi, Beogradi do të pranojë dhe do të procedojë ashtu siç duhet për një plan të përbashkët ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për integrimin e veriut të Kosovës.

Autor: Bekim Shehu/Ajete Beqiraj/Prishtinë

Redaktoi: Mimoza Kelmendi