1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serish tensione në veri të Mitrovicës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve

Bekim Shehu3 Nëntor 2008

Serbët e veriut po pengojnë shqiptarët që të meremetojnë shtëpitë në veri të qytetit ndërsa shqiptarët thonë se ata janë të vendosur që të meremtojnë shtëpitë e tyre.

https://p.dw.com/p/Fmir
Policia ndërkombëtare duke ndërhyrë për të penguar përleshjet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve
Policia ndërkombëtare duke ndërhyrë për të penguar përleshjet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëveFotografi: AP

Në veri të Mitrovicës serish ka ngritje tensionesh ndërmjet Serbëve dhe shqiptarëve. Shkak i gjith kësaj është kur një familje shqiptare nga veriu po tenton të meremetojë shtëpitë e saj mirëpo po pengohet nga grupe serbësh. Shtëpia e kësaj familje shqiptare gjendet në fshatin Kroi i Vitakut në veri të qytetit të Mitrovicës.

Të revoltuar nga kjo edhe një grup shqiptarësh janë mbledhur përballë serbëve në mbështetje të bashkëfshatarit të tyre mirëpo Policia ndërkombëtare ka ndërhyrë për të penguar përleshjet ndërmjet dy grupeve etnike. Me ndërhyrjen e policisë ndërkombëtare gjendja po mbahet nën kontroll por mjaft e tensionuar.

Zyrtarë të kuvendit komunal i Mitrovicës thonë se për këto shtepi të shqiptarëve që gjenden në veri të Mitrovicës është interesuar që t'i blejë qeveria e Serbisë e cila ka ofruar shuma të mëdha të hollash. Një javë më parë ndërkaq, një grup serbësh dhe një grup shqiptarësh pikërisht për cështjen e meremetmit të shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës u përleshën njëri me tjetrin ku u perdoren edhe armët e zjarrit. Nuk pati të lenduar.

Policia ka shtuar masat e sigurisë në veri të Mitrovicës, forca të shtuara vërehen edhe nga radhët e trupave të KFOR-it, në përpjekje për të parandaluar edhe ndonjë incident. Autoritetet ndërkombëtare thonë se toleranca ndëretnike në Mitrovicë është zero ndërsa u bëjnë thirrje komuniteteve që të ulin gjakrat dhe të kontribuojnë për një bashkëjetesë të qëndrueshme.