1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Seria e grevave rezikon Gjermaninë si zonë ekonomike - Greva paraljmëruese paralizon qarkullim ajror dhe urban

Greva në sektorin e shërbimeve publike të mërkurën (5.3.) paralizoi pjesë të tëra të Gjermanisë. Në shumë lande nuk funksionuan as kopshtet e fëmijëve, as klinikat dhe as shërbimet komunale, autobusët dhe as tramvajet.

default

Plani elektronik i fluturuimeve në aeroportin e Frankfurtit të mërkurën, 05.03.08

Të mërkurën asgjë s´lëvizte në pikat kyçe të qarkullimit në Gjermani. Në aeroportin më të madh të Gjermanisë në Frankfurt mbi Main u anulluan mbi 100 fluturime dhe qindra të tjera mundën të realizohen me shumë vonesa. Por të prekur nga greva ishin edhe aerporte të tjera të vendit. Me këtë grevë punonjësit e aeroporteve donin të rrisinin presionin ndaj sipërmarrësve. Kërkesa kryesore e parashtruar në bisedimet për kontratat e reja të punës është rritja e pagave.
Ja se sia rgumentojnë grevistët: “Edhe punonjësit duhet të përfitojnë diçka nga rritja e fitimeve në ndërmarrjet gjermane.”
Por ata që i ndjenë më shumë pasojat e grevës në Gjermani ishin pasagjerët. Jo vetëm nëpër aeroporte, por edhe në shërbimin urban të qyteteve pati pezullim të qarkullimit. Si në Berlin ashtu edhe në landin me dendësinë më të madhe të popullsisë Nordrajn-Vestfali dhe në Rajn-Pfalc autobusët dhe tramvajet qëndruan nëpër garazhe. Si rjedhojë ishin të shumtë ata që u penguan për të arritur në orar në punë.
Pasagjerë të indinjuar: "Greva 24 orëshe është një marrëzi! Unë e them hapur një veprim të tillë e konsideroj si paturpësi dhe ndonjëherë s´kam aspak mirëkuptim për këtë. Greva të tilla përsëriten vazhdimisht, por një herë duhet të vendoset nëjkufi."
Jo vetëm punonjësve iu desh të përdorin taksitë që kushtojnë, por edhe vizitorët e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, që hapi portat të mërkurën (05.03) në Berlin i ndjenë pasojat e grevës. Një tjetër panair i rëndësishëm ai i teknologjisë së informacionit, CeBIT në Hanover si rjedhojë priti të mërkurën shumë më pak vizitorë nga sa ishin parashikuar.
Greva në sektorin e shërbimeve publike u kritikua veçanërisht edhe prej lidhjes së qyteteve dhe komunave gjermane. Drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate Gerd Landsberg kritikoi paraliizmin e pikave kyçe të qarkullimit në vend, duke e konsideruar këtë si jo të përshtatshme. Sipas tij aksionet e protetstës kanë arritur një dimension të ri dhe po rrezikojnë Gjermaninë si zonë ekonomike.
Greva paralajmëruese të mërkurën zgjati vetëm disa orë dhe pas mesidtës gjendja nisi të noirmalizohet, por sindikata më e madhe e sektorit të shëbrimeve pulbike, Verdi kërcënon me greva pasuese të pakufizuara. Kjo sindikatë ka në mbarë Gjermaninë 1,3 milionë punonjës dhe synon aktualisht vendosjen e kontratave të reja të punës me rritje page. Derisa të arrihet në një marrëveshje me sipërmarrësit mund të kalojë një kohë e gjatë, sepse bisedimet pë rkontratat në Gjermani u nënshtrohen rregullave të rrepta. Si rjedhojë lufta është vetëm në fillimet e saj.
  • Data 05.03.2008
  • Autor Noll, Andreas
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DJA8
  • Data 05.03.2008
  • Autor Noll, Andreas
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DJA8