1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Seri sulmesh në Bagdad

Pak pas tërheqjes së trupave amerikane në Irak po shpërthejnë hapur tensionet ndërmjet grupeve fetare. Nga atentatet e koordinuara humbën jetën më shumë se 60 vetë.

Në një seri atentatesh me bomba në kryeqytetin irakian Bagdad, sipas të dhënave zyrtare, janë vrarë 63 vetë dhe janë plagosur gati 200 të tjerë. Bomba shpërthyen kryesisht në njëmbëdhjetë lagje të banuara nga shiitët. Meqenëse shpërthimet me sa duket u aktivizuan në mënyrë të koordinuar, si shkaktare e tyre supozohet organizata Al Kaida. Ministri Federal i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle, i dënoi atentatet. Njerëzit në Irak dhe bashkësia ndërkombëtare kanë investuar shumë për rindërtimin e vendit, tha ai. Terroristët nuk duhet t'ia dalin mbanë që ta ndalojnë këtë proces. Iraku po përjeton pak pas tërheqjes së trupave të fundit luftarake të SHBA një krizë të rëndë politike.

Trupat amerikane largohen nga Iraku

Trupat amerikane largohen nga Iraku

Këto konsiderohen sulmet më të rënda menjëherë pas largimit të ushtarëve amerikanë.

Ashpërsimi i luftës për pushtet mes shiitëve dhe sunitëve në Irak

Konflikti mes kryetarit të qeverisë shiite, Nuri al-Maliki dhe zëvendëspresidentit sunit, Tarik al Hashemi ka rritur shqetësimin për rindezjen e dhunës fetare në Irak. Drejtësia irakiane - me sa duket me ndikimin e al Malikit- ka lëshuar një urdhërarresti kundër Hashimit, me akuzën e përfshirjes në sulme terroriste. Zëvendëspresidenti është arratisur në rajonin gjysmëautonom kurd. Së fundi kryeministri Nuri al-Maliki kërcënoi me shkarkimin e të gjithë ministrave sunitë, sepse këta bojkotonin mbledhjet e kabinetit.

Në arrati, zëvendëskryeministri, Tarek el Hashemi

Në arrati, zëvendëskryeministri, Tarek el Hashemi

E ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton u shpreh e shqetësuar për konfliktin dhe u bëri thirrje kundërshtarëve të dialogojnë.

Autor: dpa/Auron Dodi

Redaktoi: A Verbica

DW.COM