1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Serbisë i ofrohet dora e Evropës - Nënshkruhet marrëveshja e Stablizim-Asociimit

Të martën ministrat e jashtëm të BE-së i dhanë një sinjal pozitiv forcave proevropiane në Serbi. Ata nënshkruan MSA me Serbinë, marrëveshje kyç kjo që hap rrugën e afrimit me BE.

default

Vuk Jeremiç në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg

Bashkimi Europian nënshkroi sot në Luksemburg me Serbinë Marrëveshjen e Stabilizimit - Asocimit. Zëvendëskryeministri serb, Bozidar Djeliç nënshkroi në prani të presidentit Tadiq marrëveshjen që i hap rrugën afrimit të Serbisë me BE-në. Marrëveshja hyn në fuqi po qe se Serbia bashkëpunon pa kufizim me Bashkimin Evropian.

Lajmin e bëri fillimisht të ditur, ministri i jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, vendi i të cilit ka presidencën e radhës në BE, pas konsultimeve të ministrave të jashtëm në Luksemburg. Kundërshtimet e Holandës dhe Belgjikës u hodhën poshtë. Ministri i jashtem i Serbisë, Vuk Jeremiç, e quajti nënshkirmin e Marrëveshjes së Asocim - Stabilizimit mes BE dhe Beogradit, si "një ditë historike". "Kjo do të thotë që integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është i pakthyeshëm", deklaroi në Luksemburg ministri i jashtëm serb.

Por marrëveshja do të hyjë komplet në fuqi, kur Serbia të bashkëpunojë me tribunalin e Hagës për krime lufte. Për këtë kanë ngulur këmbë Belgjika dhe Hollanda.

Mesazhi i BE-së është i qartë: E ardhmja e Serbisë është në BE dhe tek partitë më të moderuara.

Hollanda hapi rrugën për marrëveshjen

Ministri i jashtëm hollandez Maxime Verhagen kishte vështirësi filimisht të vinte nënshkrimin. Ai kërkon, që marrëveshja fillimisht të mos ratifikohet, pra të mos hyjë në fuqi, derisa të gjithë të kërkuarit serbë të luftës të jenë dorëzuar në Hagë.

Verhagen: "Duhet të vlejë parimi, që Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht me Tribunalin. Sa kohë kjo nuk ndodh, ata nuk duhet të nxjerrin përfitime nga marrëveshja. Serbia duhet të bëjë gjithçka me qëllim të kërkimi i Ratko Mladiçit të vazhdojë, derisa ai të arrestohet."

BE me këtë hap mbështeti partitë proevropiane në Serbi dhe presidentin Boris Tadiç. Pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës të pranuar nga BE koalicioni qeveritar në Serbi u shpërbë. Zgjedhjet e reja do të mbahen me 11 maj.

Reagimi nga Kosova

Pas lajmit se Be do të nëshkurajë MSA me Serbinë, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu u shpreh se me Serbinë nuk do të bisedohet më për Kosovën. Serbisë duhet t'i bëhet e qartë, tha ai, se nuk duhet të perzihet më në çështjet e Kosovës së pavarur dhe të krijojë tensione.

Interview Fatmir Sejdiu

Fatmir Sejdiu

Marrëdhënia me Rusinë

Në temat konfliktuale të këshillit të ministrave të BE-së ishte edhe marrëdhënia me Rusinë. Prej vitesh BE-ja përpiqet pa sukses për një marrëveshje partneriteti por së fundi kjo përpjekje dështoi në refuzimin e Polonisë dhe Lituanisë.

DW.COM

  • Data 29.04.2008
  • Autor Agjensitë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DqXB
  • Data 29.04.2008
  • Autor Agjensitë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DqXB