1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbisë i mungojnë ambasadorë

Serbia e ka pranuar se ka probleme serioze me përzgjedhjen e kandidatëve për ambasadorë në disa vende të rëndësishme. Aktualisht janë të zbrazura vendet e ambasadorëve të Serbisë në SHBA, Gjermani, Kinë...

Në foto, Ivan Mrkic

Në foto, Ivan Mrkic

Deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivan Mrkiq se Serbia nuk ka kuadro të mjafuteshme kualitative për të plotësuar vendet e ambasadorëve në vendet më të rëndësishme tregon se ky vend gjendet në krizë diplomatike. Fakti që Serbia nuk mund të gjejë kuadro të duhura për ambasadorë në dy vende anëtare të KS (Kinë dhe SHBA) dhe në vendin me influencën më të madhe në BE (Gjermani) dëmton rëndë politikën e jashtme të Serbisë.

Ministri Mrkiq ka bërë përpjekje të zbusë problemin, me shpjegimin se mediet e kanë keqinterpretuar një deklaratë të tij dhënë gazetave serbe. Sipas tij, ai ka thënë që kuadro të mira nuk ka vet në Ministri dhe jo në Serbi. Ekspertët për politikë të jashtme në Serbi thonë se mungesa e kuadrove dëshmon se Serbia është joserioze në raportet diplomatike. Një goditje tjetër është edhe dështimi i emrimit të Zoran Jeremiqit si ambasador në Gjermani dhe Oliver Antiqit në Uashington. Jeremiqi ka qenë ambasador në Gjermani në kohën e Sllobodan Millosheviqit, ndërsa Antiq ka qenë anëtar i Partisë Radikale Serbe në vitet 90-të.

Ambasada e Serbisë në Berlin

Ambasada e Serbisë në Berlin

Njëkohësisht me këto lajme, në mediat serbe ka pasur edhe shumë shkrime për një diplomate të re e cila ka bërë karrierë me fotografitë e saj gjysmëlakuriqe, që tregon se në diplomacinë serbe ka pasur një seleksionim të gabuar. Diplomatja e re Vanja Haxhoviq është punësuar në ministri duke i falënderuar lidhjeve me politiknaë të caktuar. Ndërkohë që ka të tjerë të cilët me vite presin të kalojnë provimin për diplomaci dhe të punësohen në ministri të Jashtme. Për rastin e punësimit të kësaj diplomatje të re kanë shkruar edhe gazetat britanike.

Përkatësia politike

Profesori i të drejtës ndërkombëtare Predrag Simiq pohon se vet fakti që Serbia nuk ka ambasadorë në tri vende shumë të rëndësishme në botë, tregon se diplomacia serbe është në krizë serioze. "Këto vende kanë në Beograd diplomatë shumë të aftë dhe të respektuar, ndërsa ne nuk mund të sigurojmë masat e reciprocitetit, ndaj në këtë rast mund të thuhet se Serbia në rastin më të mirë, nuk po e respekton reciprocitetin, që është shumë e rëndësishme në diplomaci. Kjo tregon edhe respektin ndaj një vendi tjetër. Ulja e raproteve me një vend në nivelin e ushtruesve të detyrës, tregon se me këtë vend keni krizë në raporte", pohon Simiq. Kriza në diplomacinë serbe nuk do të thotë, sipas tij, që Serbia nuk ka njerëz të aftë për vendet e ambasadorit në Kinë, Gjermani dhe SHBA. Por kandidatët e mirë nuk i plotësojnë kushtet politike, që do të thotë se nuk u përkasin apo nuk i mbështesin partitë në pushtet. "Mendoj se ky është problemi kryesor dhe nëse është kështu, atëherë nuk është dashur të tërhiqen ambasadorët e deritanishëm, deri në gjendjet e kuadrove adekuate“, pohon Simiq.

Mediat serbe kanë raportuar për rastin e diplomates Vanja Haxhoviq

Mediat serbe kanë raportuar për rastin e diplomates Vanja Haxhoviq

Afera me këshilltaren e re në Ministrinë e Jashtme, Vanja Haxhoviq tregon se në diplomacinë serbe po frynë një erë e re, ajo e "turbo-folkut" në diplomaci.

„Mendoj se ky është një formulim i mirë, thotë Simiq për DW. "Situata e paqetë në vend ka ndryshuar edhe kriteret për vlerë, gjë që e ka përfshirë edhe diplomacinë, ku influencën më të madhe e ushtrojnë partitë. Ndaj këtu vijnë njerëz të cilët nuk janë të përgatitur dhe të aftë për këtë punë. Në Ministrinë e Jashtme tani kemi kandidatë të ri dhe pa përvojë, apo persona që janë në fund të karrierës së tyre, ku vendi i ambasadorit jepet si shpërblim në fund të karrierës“.

Pak profesionistë

Pranimi i Mrkiqit dëshmon gabimin me rastin e futjes së konceptit për profesionalizimin e diplomacisë, mendon Vlladan Marjanoviq, redaktor i rubrikës për politikë të jashtme në revistën NIN. Kjo tregon se nuk mund të mbështetesh vetëm tek një rreth i vogël i diplomatëve profesionistë, sepse Serbia tani nuk është në gjendje të plotësojë vendet e zbrazura të ambasadorëve në disa vende shumë të rëndësishme. Vladan Marjanoviq thotë se edhe në kohën e komunizmit fjalën vendimtare në diplomaci e ka pasur Partia Komuniste, por kjo nuk e ka penguar Jugosllavinë që të ketë ambasadorë shumë të mirë. Sipas tij, kriza e fundit në Serbi tregon se është zvogluar shumë baza e kuadrove për diplomaci.