1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Serbia zbut rezolutën e OKB-së për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Westerwelle: Nisma për arritjen e një rezolute të përbashkët do të përmbyllet të enjten (09.09.2010) në Nju Jork.

default

Tadiç dhe Ashton ne Bruksel

Me trysninë e ushtruar nga Bashkimi Evropian, Serbia zbuti projekt-rezolutën e saj të diskutueshme për Kosovën në Kombet e Bashkuara. Në të bëhet tani thirrje për dialog midis Serbisë dhe Kosovës, bëri të ditur qeveria në Beograd.

Sipas njoftimeve në medie në projekt-rezolutë bëhej fjalë fillimisht për "ndarjen e papranueshme" të Kosovës. Por qeveria bëri të qartë se nëpërmjet tekstit të zbutur të rezolutës Serbia nuk njeh kurrsesi pavarësinë e ish-provincës së saj.

Sipas fjalëve të të ngarkuarës së Bashkimit Evropian për politikën e jashtme Catherine Ashton 27 shtetet e BE-së e mbështesin projekt-rezolutën. Ajo do të parashtrohet të enjten e sotme për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kosovo Plakat in Pristina

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle e përshëndeti deklaratën e presidentit të Serbisë Boris Tadiç, përmes së cilës ai sinjalizoi gatishmërinë serbe për ta parashtruar në OKB së bashku me vendet anëtare të BE-së rezolutën e planifikuar për Kosovën.

Këtë Westerwelle e komunikoi të mërkurën (08.09.2010) në Berlin përmes një deklarate për shtyp. Ai më tej shpreson se nisma për arrtjen e një rezolute të përbashkët do të përmbyllet të enjten (09.09.2010) në Nju Jork.

Guido Westerwelle, ashtu si edhe e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Catherine Ashton dhe ministri i Jashtëm britanik William Hague, gjatë vizitës së shkurtër që zhvilloi së fundi në Ballkanin Perëndimor (25.-27.08.) bënë thirrje për një procedurë të tillë dhe gatishmëri për kompromis për realizimin e saj, përfundon deklarata për shtyp e Ministrit të Jashtëm gjerman.

Unabhängigkeit Kosovo Serbiens Präsident Boris Tadic im UN Sicherheitsrat

Boris Tadiç duke folur në KB

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur presidenti i Serbisë Tadiç, qëndroi në Bruksel (07. – 08. 09.2010) ku zhvilloi bisedime me të ngarkuarën e BE-së për Politikën e Jashtme Ashton.

Ashton: Dialogu Beograd – Prishtinë faktor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Catherine Ashton, pas marrëveshjes të arritur sot mes BE-së dhe Serbisë për të parashtruar bashkërisht projektrezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së lidhur me vlerësimin e GJND-së për Kosovën, deklaroi, se e përshëndet deklaratën e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç: „Ky draft do të jetë një rezolutë e parashtruar nga 28 vende evropiane. Të 27 vendet anëtare të BE-së dhe Serbia do ta parashtrojnë bashkërisht rezolutën. Ne kemi bashkëpunuar me Serbinë dhe rezultati i sotëm është reflektim i angazhimit tonë të përbashkët për perspektivën evropiane të Serbisë. Pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 9 shtator 2010 është e rëndësishme të fillojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Dialogu në vetvete do të jetë një faktor për paen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon „

Autor: Vilma Filaj-Ballvora/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Anila Shuka/ Aida Cama

DW.COM

  • Data 09.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P7Kc
  • Data 09.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P7Kc