1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Serbia vendos për Evropën - Boris tani përvishju punës!

Në zgjedhjet presidenciale në Serbi presidenti pro-perëndimor Boris Tadiç fitoi me një diferencë të ngushtë balotazhin presidencial ndaj radikalit Tomislav Nikoliç

Koment

Koment

Serbia vendosi për Evropën. Ndonëse për demokratin Tadiç u shpreh një mazhorancë e zbehtë, kjo ka rëndësi të madhe. Sepse pavarësisht frikës që ekzistonte në fillim, Serbia në fund votoi kundër radikalit dhe kundër orientimit në drejtim të Rusisë.


Presidenti Tadiç i kish varur sërish shpresat tek shtresa e serbëve të qartë në aspektin politik, që është e ndërgjegjshme se sa të dëmshëm janë radikalët për vendin. Kjo llogari pati rezultat, Tadiçi fitoi. Megjithatë vetëm frika ndaj radikalëve nuk është e mjaftueshmë për të bërë politikë afatgjatë. Serbët e mençur, që dinë të llogarisin si duhet, e kanë të qartë, që atyre nuk u ofrohet shumë prej demokratit.

Qysh nga zgjedhjet e fundit është krijuar një qeveri vetëm nga frika prej radikalëve. Kryeministri Vojislav Kostunica është një nacionalist, që ka veshur mantelin e demokracisë dhe që nuk do të pozicionohet hapur për nacionalizmin e tij. Të paktën kjo deri përpara pesë ditësh, kur ai hapur refuzoi të mbështesë Tadiçin, sepse ky i fundit ka vendosur për të ardhmen evropiane të vendit. Por llogaria e Koshtunicës dështoi.

I bërë me krahë prej fitores në zgjedhje Tadiç më në fund mund t´i përvishet punës për trajtimin e çështjeve të domosdoshme, që deri tani ai i ka shtyrë.

Tadiçi duhet t´i thotë tani të vërtetën popullit serb, sado e pakëndshme që është ajo. E vërteta numër një: është që Kosova do të bëhet e pavarur dhe që kjo s´ka alternativë. E vërteta numër dy: serbët në vitet nëntëdhjetë kanë kryer spastrime etnike në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë, këtë e kanë bërë jo për të mbrojtur serbët e pafajshëm, por sepse kanë dashur të kenë një Serbi të madhe. Konseguencat e kësaj janë, që tashmë duhet të zbardhet e shkuara dhe duhet të dorëzohen kriminelët e luftës.


Tadiç duhet t´u sqarojë më në fund njerëzve të thjeshtë, se ata jetojnë në një vend vogël, të varfër dhe të korruptuar. Jo bota e jashtme siç preferohet gjithmonë të bërhet përgjegjëse për gabimet, por vet serbët janë ata që duhet të mbajnë përgjegjsinë për atë që ndodh në Serbi.


Por ajo për të cilën njerëzit kanë nevojë, janë sukseset e prekshme, kjo do të thotë para së gjithash përmirësimi i kushteve të jetesës. Njerëzit kanë nevojë për një perspektivë. Njerëzit votuan për Evropën dhe tani duan të shohin, që rruga e Serbisë është vërtetë në Evropë. Ka shumë punë që e presin presidentin e mëparshëm dhe të ri Tadiç. E pra Boris tani përvishju punës.



  • Data 04.02.2008
  • Autor Sanja Blagojeviç (DW Serbisht)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D1yt
  • Data 04.02.2008
  • Autor Sanja Blagojeviç (DW Serbisht)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D1yt