1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia para vizitës së Merkelit: jo pazar për hir të Kosovës

16 Gusht 2011

Në pritje të vizitës së kancelares Merkel në Beograd, politikanët serbë të shqetësuar lidhur me perspektivën drejt BE, pas trazirave të fundit në kufirin me Kosovën

https://p.dw.com/p/12HyO
Kancelarja Angela Merkel
Kancelarja Angela MerkelFotografi: dapd

Para vizitës në Serbi të Kancelares gjermane Angela Merkel, qeveria serbe është shprehur edhe njëherë kundër një biznesi "afrim me BE në këmbim të një zgjidhjeje për Kosovën". "Ne nuk mund të bëjmë tregti me interesat tona nacionale dhe shtetërore", i tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Dacic sot agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug.

Mediet në Serbi patën spekulluar se në vizitën e saj të parë në Serbi javën e ardhshme, Merkeli do ta verë udhëheqjen e vendit ballkanik para zgjedhjes që ose të lëshojë pe në grindjen me shqiptarët e Kosovës ose të vërë në rrezik afrimin me BE.

"Ajo që ka rëndësi është jo vetëm ajo që do të thotë kancelarja Merkel në vizitën e saj në Beograd, por e rëndësishme është edhe çfarë do të thotë presidenti i Serbisë, kryeministri i Serbisë dhe politikanë të tjerë, tha Dacic, njëri nga politikanët më të rëndësishëm të vendit.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic dhe ministri i Brendshëm, Ivica Dacic
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic dhe ministri i Brendshëm, Ivica DacicFotografi: AP

Në Beograd pritet një mesazh i qartë nga kancelarja Merkel

"Ne duhet të transmetojmë mesazh të qartë, që askush nuk duhet ta sjellë Serbinë në situatën, që të zgjedhë midis Kosovës dhe Evropës."

Negociatat e reja midis shqiptarëve dhe serbëve për një zgjidhje të konfliktit të Kosovës do të zhvillohen në 2 shtator në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE. Këtë e bëri të ditur qeveria serbe të martën. Sipas informacioneve të medieve në Prishtinë dhe Beograd, në bisedime do të diskutohet për kalimet kufitare në Jarinje dhe Brinjak, të cilat deri më 15 shtator do të kontrollohen nga KFOR-i. Veç kësaj do të diskutohet edhe për vulat e doganave të Kosovës, librat e kadastrave dhe për njohjen e diplomave

Autor: dpa/Auron Dodi

Redaktoi: Mimoza Kelmendi