1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbia përkrah Rusisë? Koalicioni pas zgjedhjeve përcaktues i kursit të Beogradit

Megjithëse forcat proevropiane në Serbi fituan më 11 Maj 10% më shumë vota se forcat konservatore dhe nacionalistët, duket se ato kanë pak gjasa të krijojnë një koalicion qeverisës. Kjo do të thoshte ndërrim i kursit.

default

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç duke festuar fitoren në Beograd, 11.05. 2008

Në qendër të Beogradit Grand-hotel Moska dhe restoranti luksoz, "Cari rus" dëshmojnë për më shumë se një shekull lidhjen e Serbisë me vëllain e madh sllav, Rusinë. Megjithëse Rusia ndodhet 1500 km larg Serbisë, të dy vendet i bashkon origjina e përbashkët etnike, ngjashmëria e gjuhëve dhe besimi ortodoks.


Por edhe politikikisht Rusia e mbështet Serbinë. Në Këshillin e Sigurimit Moska bllokoi njohjen e pavarësisë së njëanshme të Kosovës. Mjaft ndërtesa në Beograd u mbushën atëherë me parulla "Faleminderit Rusi." Por studiuesi i së drejtës ndërkombëtare, Vojin Dimitrijeviç është i mendimit se Rusia pret afrimin ekonomik si shpërblim për përkrahjen politike që ofron: "Përse mbështet Rusia një vend që nuk është fqinji i saj? Ne mund të jemi njëra nga pak enklavat ruse në Evropë, mjete për të ushtruar presion. Një gjë të tillë na e bën mjaft të qartë diplomacia ruse"


Serbia dhe Rusia vendosën këtë muaj një marrëveshje për energjinë, që parashikon shitjen 51% të koncernit shtetëror energjitik serb (NIS) për 400 milionë euro tek Gazpromi. Vetë ky fundit do të investojë 500 milionë euro për gazsjellës në Serbi.


Ekspertja për energjetiknën, Siljka Pistolova shprehet se Serbia mund të përfitojë 50 milionë euro në vit nga kalimi i gazsjellësit të ri rus që do të kalojë nëpër Serbi, me emrin Bahu-jugor, dhe që ndodhet në konkurencë me projektin e gazsjellësit evropian, Nabuko. Megjithatë Pisotolova kritikon fshehëtsinë me të cilën kryhet tenderi për shitjen e koncernit energjitik. Ajo kërkon tender të hapur, ku edhe ofruesit perëndimorë të kenë mundësi të konkurojnë. Ndërsa ministri i energjisë në Serbi, konservativi Predrag Bubalo e sheh bashkëpunimin me Rusinë në sektorin energjitik si një investim në politikën e sigurisë: "Kjo marrëveshje ka një vlerë gjeostrategjike dhe politike, sepse me këtë krijohet lidhja e Rusisë me Evropën. Marrëveshja është e rëndësishme edhe për sigurinë, sepse nga destabilizimi nuk do të prekej vetëm vendi ynë, por edhe vende të tjera."


Fjalët e ministrit serb tingëllojnë si paralajmërim për evropianët në anën tjetër të gazsjellësit. Marrëdhëniet e BE-së me Serbinë janë të tensionuara. Megjithëse Serbia zhvillon 60% të tregtisë me vendet perëndimore, nacionalistët kërkojnë lidhje më të fortë me Rusinë si nga ana diplomatike ashtu edhe ajo ekonomike.


Politikanët serbë po ju bëjnë mjaft koncesione rusëve kritikon edhe studiuesi i së drejtës ndërkombëtare, Vojin Dimitrjeviç duke krahasuar marrëveshjen për energjinë që Gazpromi lidhi me Serbinë me atë që ai lidhi me Hungarinë apo Bullgarinë: "Po të krahasosh marrëveshjen për naftën që Bullgaria lidhi me Rusinë, ky vend është me 50% pronar dhe partner i barabartë, ndërsa Serbia në marrëveshjen që ka bërë del si një partner minor. Edhe gjuha e kësaj marrëveshjeje është në rusisht gjë që nuk u bë në marrëveshjen e Bullgarisë, aty marrëveshja ishte në dy gjuhë."





  • Data 19.05.2008
  • Autor Slavkovic, Filip
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2UW
  • Data 19.05.2008
  • Autor Slavkovic, Filip
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2UW