1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Serbia nuk merr pjesë në ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe

Serbia është një ndër pak vendet që nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Paqen të disidentit kinez Liu Xiaobo. Shumë analistë në Beograd e kanë quajtur këtë gjest si një sinjal për konfuzion

default

Vuk Jeremic, ministri i jashtëm i Serbisë

Vendimi i Serbisë që të mos marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Paqen ka zgjuar interesim të madh në Beograd dhe qarqet evropiane. Ministria e Jashtme ka refuzuar të jap ndonjë shpjegim për Deutsche Wellen, ndërsa ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq për mediet serbe deklaroi shkurt:

" Beogradi i respekton të drejtat e njeriut, por edhe raportet bilaterale me Kinën"

Serbia pohon se politika e saj e jashtme bazohet në katër qendra: Uashington, Bruksel, Moskë dhe Pekin. Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike Predrag Simiq për Deutsche Wellen pohon se ky është një koncept i paqartë.

Blick über die Save auf einen Teil der Stadt Belgrad

Pamje nga Beogradi

Një vend i vogël nuk mund të mbledhë rreth vetes fuqitë e mëdha. Ai vetëm mund të mbështetet tek ndonjë prej tyre. Përpjekja e Serbisë që të bashkëpunojë me të gjitha fuqitë e botës sjell edhe dilemat si kjo. Mendoj se Serbia e ka vendin në BE, që është edhe qëllimi strategjik i saj. Ajo duhet t'i përkushtohet këtij qëllimi kryesor, dhe në bazë të tij të përcaktojë politikën e jashtme".

Strategjia e politikës së jashtme serbe duhet të miratohet nga Parlamenti


Bashkëpuntori i fondacionit ISAC, Milan Pajeviq thotë se Serbia duhet të përcaktojë më qartë parimet e veta. Nëse qëllimi kryesor është anëtarësimi në BE, atëherë Beogradi duhet të sillet në përputhje edhe të këtij qëllimi.

" Ndoshta udhëheqësia jonë po përpiqet t'u dalë përballë shumë qendrave. Një gjë e tillë është e mundur ndoshta deri diku, por këtu kemi të bëjmë me obligimet tona serioze ndaj BE-së. Politika e jashtme nuk mund të varet nga një ministër, nga disponimi i tij, nga një qeveri apo një president. Strategjia e politikës së jashtme duhet të shënohet qartë në dokumenta që duhet të miratohen nga Parlamenti", pohon ai.

China Freiheit für Dissident Liu Xiaobo in Peking Brief

Disidenti kinez Liu Xiaobo, fitues i çmimit Nobel për paqe

Serbia është ndër vendet e rralla që do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Paqen disidentit kinez Liu Xiaobo. Kjo do të shkaktojë kritika të shumta, mendon Milan Pajeviq.

Serbia llogarit raportet e saj me Kinën dhe jo reagimet nga ky qëndrim

" Reagime me siguri që do të ketë. Disa do të jenë publike, të tjerat përmes kanaleve diplomatike. Është logjike që vendet evropiane dhe ato që gjenden në këtë rrugë nuk mund të pajtohen që një vend që synon të bëhet anëtar i BE-së të mos respektojë politikën e 27 vendeve të BE-së", nënvizon Pajeviq.

Raportet me Pekinin dhe Moskën në këtë moment janë të rëndësishme për Serbinë, në radhë të parë për shkak të Kosovës, shton Predrag Simiq. Ndërsa Pajeviq është i mendimit se krerët e shtetit mbase kanë vlerësuar se mosshkuarja në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Paqen do të dëmtojë më pak Serbinë se sa dëshpërimin eventual i Kinës.

Autorë: Ivica Petroviq/Bahri Cani

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 08.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QTJG
  • Data 08.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QTJG