1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbia nuk mbështet pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje

Qeveria e Serbisë nuk e mbështet pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 12 dhjetorit, duke thënë se nuk ka kushte për pjesëmarrje. Por Komisioni Qëndror i zgjedhjeve thotë se kushtet ekzistojnë.

Zgjedhjet 2009

Zgjedhjet 2009

Përfaqësues të qeverisë së Serbisë thonë se situata politike në Kosovë dhe përvoja e mëhershme e pjesëmarrjes së serbëve në institucionet kosovare, ka sjellë deri te vendimi i qeverisë së Serbisë e cila nuk e mbështet pjesëmarrjen e serbëve për të dalë në zgjedhje. Kështu i tha DW-së, sekretari i shtetit në ministrinë serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq. “Qëndrimi definitiv është politika konsistente ndaj kësaj çështjeje, që do të thotë se nuk do të ketë pjesëmarrje të serbëve dhe qeveria serbe nuk e mbështet një gjë të tillë. Thjeshtë përvoja jonë e deritashme në institucione dhe situata politike nuk na jep të drejtë që të mbështesim serbët në synimet për pjesëmarrje në zgjedhje. Pro, kjo nuk do të thotë se do të ketë pasoja për ata që mendojnë ndryshe, Por, Serbia nuk do të mbështesë daljen në zgjedhje”, thotë Oliver Ivanoviq.

Qëndrimi i qeverisë së Serbisë mbështetet nga përfaqësuesit politikë të serbëve të pjesës veriore të Kosovës, por jo edhe nga ata të Kosovës qëndrore. Rangjel Nojkiq, nga partia serbe e ripërtëritjes, thotë për programin tonë se vendimi i qeverisë së Serbisë se nuk ka kushte për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje nuk do të thotë se i pengon serbët e Kosovës që të marrin pjesë.

Oliver Ivanovic

Oliver Ivanovic

“Përkundrazi, kanë lënë hapësirë të hapur që në bazë të nevojave të tyre të domosdoshme serbët të marrin vendimin për një veprim të tillë shumë të rëndësishëm për serbët. Mendoj se serbët nga Kosova qendrore dhe nga Anamorava janë deklaruar qartazi dhe e kanë kuptuar thelbin e problemit dhe pres që sot të krijojnë një bllok të përbashkët që do të dalë në zgjedhje dhe ky vendim nuk do t'i vërë në mëdyshje serbët që të marrin pjesë në zgjedhje”, thotë Rangjel Nojkiq.


Autoritetet kosovare, thonë se pjesmarrja e serbëve në zgjedhje do ta legjitimonte pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës, në mbrojtje të interesave të tyre. Kësaj thirrjeje i është bashkuar edhe shefi i zyrës civile ndërkombëtare, Peter Faith. Ai ka thënë se qeveria e Kosovës ka kapacitete dhe vullnet të plotë për të organizuar zgjedhje të drejta dhe ka kushte për pjesëmarrje të serbëve në zgjedhje. Problematike tash për tash paraqitet organizimi i zgjedhjeve në pjesën veriore të Kosovës. Mirëpo, që edhe në këtë pjesë të hapen qendrat e votimit dhe të zhvillohen zgjedhje ndihmën e tyre do ta ofrojnë edhe forcat paqeruajtëse. Komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Buher, ka thënë se KFOR-i do të asistojë në ofrimin e sigurisë në mënyrë që serbët që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje të mund të votojnë më 12 dhjetor.

  • Data 11.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q5rl
  • Data 11.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q5rl