1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbia ndan për serbët në Kosovë rreth 500 milionë euro në vit

Kërkesa e kancelares gjermane Angela Merkel që Beogradi të heqë strukturat paralele në Kosovë dhe të ndërpresë financimin e tyre, ka shqetësuar 1.500 serbët e mbetur në komunën e Rahovecit.

Pamje nga Rahoveci.

Pamje nga Rahoveci.

Një pjesë e serbëve shpresojnë se financimet do të vazhdojnë. Grupit të optimistëve i përket edhe Marjan Shariq, kryetar i komunës së Rahovecit e cila financohet nga Beogradi. Ai beson se Serbia nuk do të heqë dorë nga 350 serbët që punojnë në arsim dhe sektorin e shëndetësisë.

“Na jep shpresë deklarata e presidentit të Serbisë, por dhe ministrit për Kosovën, se nuk do t'u nënshtrohen presioneve për heqje dorë nga financimi i strukturave paralele. Serbia në këtë mënyrë do të hiqte dorë nga Kosova. Do të hiqte dorë pra nga populli serb që jeton këtu, për shkak të integrimeve evropiane. Deklarata e presidentit Tadiq na jep shpresë se do të gjendet një zgjidhje kompromisi dhe se ne do të mund të vazhdojmë punën në institucionet tona, pa u përzier institucionet e qeverisë së Kosovës”, pohon Shariq.

Serbët në Kosovë thonë se janë të varur nga financimet serbe

Stichwort bei allen Bildern: Rahovec Rechterklärung: Ich, Anna Kuhn-Osius, habe diese Bilder selbst gemacht und erlaube der Deutschen Welle, sie auf ihren Internetseiten zeitlich unbeschränkt zu veröffentlichen. Kosovo

Gra të moshuara në Rahovec.

Qytetarët serbë që jetojnë në këtë rajon janë më të shqetësuar se ai. Golub Kujunxhiq polic financiar në kohën para lufës, tani kultivues rrushi, pohon se në sipërmarrjet shoqërore ka shumë pak bashkëkombas të tij të punësuar. Tërë kohën ata janë mbështetur nga Serbia.

“Le të marrin përsipër bashkësia ndërkombëtare dhe shqiptarët që serbëve t'u japin rroga dhe do të shohim se si do të shkojnë punët. Atëherë do të kishin të drejtë morale të kërkojnë heqjen e strukturave paralele. Këto 12 vitet e fundit kanë pasur shansin të dëshmojnë që serbët nuk janë qytetarë të rendit të dytë. Por tërë kohën kanë përdorur parullën se as shqiptarët nuk kanë vende pune. Si mund të ketë punë për serbët në qoftë se nuk ka as për shqiptarët?, pyesin ata. Vetë kjo deklaratë tregon se unë jam qytetar i rendit të dytë", pohon Kujunxhiq.

Ndërsa Lubomir Filijoviq, mjek në Hoçë të Madhe, ka frikë se përveç rrogës prej 700 eurosh, do të humbë edhe sigurimin social dhe pensionin.

“Do të thotë ne do të mbeteshim pa burimin e vetëm që ka familja ime për ekzistencë. Më e mira do të ishte sikur të kishim lidhje të drejtëpërdrejta me Serbinë. Unë nuk shoh pse dikujt duhet t'i pengojë në qoftë se ne financohemi prej dikujt tjetër. Mua nuk më mbetet asgjë tjetër veçse të shpërngulem, sepse kam përvojë të mjaftueshme. Problemi është edhe pensioni, të cilin mund ta humb”, thotë ai.

Bashkëshortja e tij Jelica ka frikë nga humbja e rrogës që burri i saj merr nga Serbia. 

“Do të ishte katastrofë sepse s'kemi burim tjetër jete. Rroga e tij është burimi i vetëm i ekzistencës. Kemi dy fëmijë që duhet shkolluar, e unë jam e papunë", thotë ajo.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve të Serbisë, në Kosovë financohen rreth 22.000 punëtorë serbë. Për ta ndahen në vit rreth 500 milionë euro.


Autor: Refki Alija / Bahri Cani

Redaktoi: E. Xhani