1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbia në zgjedhje

Në Serbi kanë filluar zgjedhjet për një parlament dhe kryetar të ri shteti. Gati shtatë milionë qytetarë do të vendosin cilat parti do të zenë 250 vendet e parlamentit.

Në Serbi kanë filluar zgjedhjet

Në Serbi kanë filluar zgjedhjet

Sipas sondazheve, partitë në pushtet nën drejtimin e demokratëve (DS) të kryetarit disavjeçar të shtetit, Boris Tadiç do të kontrollojnë edhe në të ardhmen këtë vend të Ballkanit.

Parashikimet flasin për suksese të Partisë për prosperitet (SNS), të ish nacionalistit dhe sot evropianit Tomislav Nikoliç, e cila mund të marrë 30 përqind të votave. Por për shkak të mungesës së partnerëve për koalicion, SNS nuk do të jenë në gjendje të krijojë qeveri.

Por kjo vlen për të dyja partitë. Ato do të duhet të bëjnë koalicione me parti të tjera për të krijuar një qeveri. Për herë të parë pas dekadash fushata elektorale nuk përcaktohet nga konflikti në Ballkan, por nga temat ekonomike si dhe rritja e papunësisë.

Në Serbi kanë filluar zgjedhjet

Në Serbi kanë filluar zgjedhjet

Për vendin e Presidentit, dueli zhvillohet midis mbajtësit të postit Tadiç dhe sfiduesit Nikoliç. Vendimi mund të merret pas dy javësh në zgjedhje balotazhi, sepse mendohet se në zgjedhjet e kësaj të diele nuk do të mund të merret shumicë absolute nga asnjë kandidat.

Njëkohësisht sot zhvillohen edhe zgjedhjet komunale dhe rajonale. Interesante është edhe zgjedhja e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Beograd. Këtë post mund ta marrë mbajtësi aktual i tij, Dragan Djilas.

Rezultatet e para priten rreth orës 21: 30. Serbët që jetojnë në veri të Kosovës do të marrin po ashtu pjesë në zgjedhje. Kjo ka hasur në pakënaqësi të Prishtinës.

Të 90 qendrat e votimtit në Kosovë janë hapur sot. “Kam kënaqësinë të raportoj se të gjitha 90 vendvotimet në 28 lokacione janë hapur këtë mëngjes”, th për mediat shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Almhofer. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka mundësuar që qytetarët serbë të Kosovës të ushtrojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.

I shqetësuar për shkallëzim të dhunës, KFOR-i ka shtuar prezencën e trupës ndërkombëtare në veri të Kosovës. Ushtria gjermane, Bundeswehr ka dërguar 550 ushtarë shtesë.

Autor: dpa,afp/ Aida Cama

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM