1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbia mund të lejojë hyrjen e Kosovës në OKB

Për herë të parë Serbia, e cila deri tani kundërshton me forcë pavarësinë e Kosovës, la të kuptohet të martën (15.1.) se mund të heqë dorë nga kundërshtimi për hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Das Bild hat Maja Kocijancic, Spokesperson of HR/VP Catherine Ashton geschickt . Beschreibung: Brüssel, 07.11.2012 Hashim Thaci - Kosovo Premierminister, EU-Außenbeauftragte Catherine Ashton und Ivica Dacic, Premierminister, Serbien. Zulieferer: Ivan Djerkovic

Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Ivica Dacic

Presidenti serbisë Tomslav Nikolic të mërkurën (16.01.2013) hodhi poshtë mundësinë, që Serbia të bjerë dakord për një vend të Kosovës në OKB. Duke u prononcuar në prag të raundit të ri të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, Nikolic theksoi, se Serbia do të vazhdojë të refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Serbia asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës e për këtë arsye Kosova nuk do të ketë një vend në OKB”, deklaroi Nikolic përpara gazetarëve në Beograd. Presidenti serb reagoi ndaj deklaratës që bëri një ditë më parë kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, sipas të cilit Beogradi po kërkon një "zgjidhje gjithëpërfshirëse" me Kosovën, e cila mund të përfshijë edhe bisedime për një vend të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Që prej shpalljes së pavarësisë, autoritetet kosovare kanë theksuar vazhdimisht se synimi i tyre final është anëtarësimi në OKB. Por Serbia, e mbështetur nga aleatja historike Rusia, e cila ka të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, ka refuzuar kategorikisht të lejojë Kosovën të anëtarësohet në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Serbischer Regierungschef Ivica Dacic während der PK mit dem Präsident des Europäischen Parlamentes Martin Schulz. Copyright: DW/Marina Maksimovic 4.8.2012 in Brüssel

Ivica Daçiç

Deklarata e Daçiç të martën lë të kuptohet një ndryshim në qendrimin e Beogradit. "Ne mund të merremi vesh për çdo gjë", tha Daçiç për gazetarët. "Po kërkojmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por që kjo të ndodhë duhet dhënë diçka në këmbim", është shprehur Daçiç, në prag të raundit të ri të bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Thaçi në Bruksel këtë javë.

Autonomi për pakicën serbe në Kosovë

Të dielën parlamenti i Serbisë miratoi një rezolutë, në të cilën kërkohet autonomi për pakicën serbe në Kosovë si pjesë e bisedimeve me Prishtinën, të mbështetura nga BE-ja. Sipas rezolutës në këmbim Serbia më në fund mund të njohë autoritetin e Prishtinës në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun me popullsi serbe, i cili aktualisht de facto kontrollohet nga Beogradi.

Përmirësimi i marrëdhënieve me Prishtinën është një nga kushtet themelore për Serbinë për të ecur përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

"Ata (kosovarët) po ushtrojnë presion ndaj nesh përmes BE-së dhe ne nuk i lejojmë të hyjnë në OKB. A mos vallë duhet të vazhdojmë kështu për vite?", u shpreh Daçiç.

Pak kohë më parë Daçiç deklaroi në parlamentin e Serbisë se "sovraniteti i Serbisë në Kosovë është thuajse joekzistues", dhe kjo ishte hera e parë që një zyrtar i lartë serb e pranonte këtë fakt.

Më shumë se 90 vende, përfshirë SHBA-në, dhe 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur.