1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbia ka përpara një javë të vështirë

Për analistët Serbia ndodhet para ditëve të vështira. Mosmarrëveshjet midis Presidentit, Kryeministrit dhe ministrit të financave mund të çojnë në zgjedhje të reja. Por, Serbia do të lehtësohet këtë javë nga Kosova

Serbi, zgjedhje

Serbi, zgjedhje

Pas zgjedhjeve në Serbi, mediat vlerësuan se Serbia votoi për Evropën. Por Renate Flotau, gazetare e revistës Spiegel, vjen vetë nga Serbia. Ajo thotë për televizionin austriak ORF: "Fitorja e Tadiçit e mbilverësua. Tadiçi mund të jetë me orientim proeuropian, por si president ai nuk ka shumë pushtet në dorë. Nuk duhet harruar se mbi 50 përqind e popullsisë votoi për radikalët. Pra çështja është tani a është gota gjysmë e mbushur apo gjysmë e zbrazët. Ajo çka mund të bëjë Tadiç për orientimin properëndimor të Serbisë është të punojë në Partinë e tij, Partinë demokratike, e cila bën pjesë edhe në koalicionin qeveritar. Megjithëse, aktualisht kemi krizë të madhe qeveritare dhe pyetja është a do të ekzistojë kjo qeveri deri në pavarësimin e Kosovës. Midis Tadiçit dhe Koshtunicës ka grindje të mëdha. Koshtunica do që t`i thotë evropianëve se kush e ka forcën në Serbi, sepse ai është zemëruar nga përkrahja që perëndimi i bëri Tadiçit. Dhe Koshtunica e tregoi ditën e enjte kur duhet të nënshkruante marrëveshjen me BE-në, se kush i merr vendimet në Serbi. Kjo javë është shumë kritike për Serbinë. Gjendja është paradoksale sepse shumicën në qeveri e ka partia e Tadiçit, kurse në parlament e ka Koshtunica me radikalët. Si do të përfundojë kjo luftë? Druhem se mund të përfundojë keq."

Serbia mund të ndodhet para zgjedhjeve të reja

Erhard Busek kritikon dobësitë që tregoi Bashkimi Europian me Serbinë, duke i ofruar marrëveshje pa dorëzuar Mlladiçin. Ai mendon se me Serbinë duhet folur me fjalë të qarta. "Mendoj se Bashkimi Europian u përqëndrua shumë në fitoren e Tadiçit, dhe për këtë ofroi shumë më tepër se duhet të ofronte, marrëvëshjen për stabilizimin dhe asocijimin, duke harruar se Mlladiçi duhet të shkojë në Hagë. BE-ja u tregua e dobët në këtë pikë. Ideja ime është që në përballimin me Serbinë duhet të flitet me gjuhë të qartë. Sot ngrihet madje pyetja cilin drejtim po merr Serbia? Me siguri që do të ketë krizë me tre mundësi zgjidhjeje. Kjo qeveri mbetet, riformohet nga tre palët, qeveri me Koshtunicën si kryeministër, bashkë me ministrat e Partisë së Tadiçit, dhe ministrin e ekonomisë, Dinkiç. Mundësitë e tjera janë një qeveri e Koshtunicës me radikalët, ose zgjedhjet e reja."

Nikoliç mund të bëhet kryeministër i ardhshëm i Serbisë

Renate Flotau mendon se kryeministri i ardhshëm i Serbisë mund të vijë nga Parti Radikale. "Do ketë zgjedhje të reja. Dhe unë nuk do përjashtoja mundësinë që të kemi profecitë e shprehura nga Z Nikoliç, se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm, sepse Partia Radikale mbetet partia më e madhe dhe kështu do të mbetet edhe në zgjedhjet e ardhshme. Partia e Koshtunicës, do të varet nga zhvillimet me Kosovën, nëse do të mbetet si tani apo do të humbasë në përqindje, por për të mbetur në qeveri Koshtunicës i duhet të bëjë koalicion me radikalët, me të cilët është edhe aktualisht më afër se me Partinë e Tadiçit. Dhe nëse Partia Radikale është partia më e madhe atëherë është e logjikshme që Nikoliç të bëhet dhe kryeministër.

  • Data 12.02.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D6Mw
  • Data 12.02.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D6Mw