1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbia kërkon të hyjë në BE - po në NATO?

Nëse Serbia interesohet për anëtarësim me të drejta të plota në BE, atëhere sipas logjikës së natyrshme, kësaj kërkese duhet t`i shtohej edhe kërkesa për të hyrë në Nato.

Komandanti i Nato-s, James Stavridis në Belgrad.

Komandanti i Nato-s, James Stavridis në Belgrad.

"Kjo do të kërkonte përgjegjësi dhe aftësi të ushtrisë në Beograd. Pushteti duhet të jetë në situatë politike stabile dhe të ketë komunikim të mirë me popullsinë. Opinioni në Serbi me kohë mund të pranonte anëtarësimin në NATO, por për këtë është i nevojshëm procesi afatgjatë e i kujdesshëm i bindjes politike."

Futja në NATO e mundshme

Në qendrën për politikën evropiane në Bruksel, mendojnë se hyrja e Serbisë në NATO është një skenar i realizueshëm dhe dëshirueshëm. "Serbia do të tregonte kështu angazhimin e saj të qartë për t'u integruar me të vertetë në Evropë dhe në strukturat transatlantike," thotë Majkel Emerson, dhe shpjegon se kështu mund të krijohej identiteti i qartë i Serbisë, por edhe kredibiliteti i vullnetit të saj që t'i bashkohet Evropës moderne dhe Aleancës Atlantike. Kjo do të ishte masa, që do të kontribuonte për rritjen e besimit dhe do t'i sillte mirëqënie ekonomike Serbisë.

Serbia interesohet për anëtarësim me të drejta të plota në BE.

Serbia interesohet për anëtarësim me të drejta të plota në BE.

Çështja e Kosovës do të duhej të zgjidhej më parë

Serbia në këtë mënyrë do të vështrohej si vend më i mirë për investime afatgjata. Megjithatë skenari për hyrjen e Serbisë në NATO ka edhe pasojat e saj negative për Serbinë. Meqë NATO në radhët e saj pranon vetëm vende me status të zgjidhur territorial, çështja e Kosovës do të duhej të zgjidhej. Kjo çështje do të duhej të zgjidhej gjithsesi edhe në kontekstin e hyrjes së Serbisë në BE, thotë Emerson dhe shton: "Çështja e njohjes diplomatike të Kosovës për mendimin tim do të duhej të ishte një prej hapave të parë. Në aspektin praktik do të shtrohej edhe pyetja e funksionimit të pjesës veriore të Kosovës, që sot funksionon shumë më afër Beogradit se sa Prishtinës. Pushteti në këtë pjesë të Kosovës duhet të organizohet në atë mënyrë që të jetë e pranueshme nga BE."

Qëndrimi i Rusisë pa pasoja

Në qendrën për politikën evropiane në Bruksel mendojnë, se qëndrimi negativ i Rusisë ndaj hyrjes së Serbisë në NATO nuk do të kishte pasoja të konsiderueshme. Analisti Majkel Emerson konkludon se Rusia do të indinjohet, por jo në atë mënyrë sikur të ishin në diskutim Ukraina, apo Gjeorgjia, ish republika sovjetike dhe fqinje direkte të Serbisë.

Autor: Marina Maksimovic / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 19.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M5lH
  • Data 19.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M5lH