1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbia e ndarë më dysh

Nënshkrimi i MSA me BE-në, e ka ndarë Serbinë sërish në tradhëtarë dhe patriotë. Proevropianët e quajnë atë hap shumë të rëndësishëm, opozita e cilëson si tradhëti të Tadiqit.

default

Forcat properëndimore festojnë në Beograd

"Ata që e nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizimit dhe asocimimit me BE e kanë turpëruar Serbinë dhe vetveten." Kështu shprehet kryeministri në detyrë, Vojisllav Koshtunica, i cili këtë dokument e quan marrëveshje të turpshme të Solanës. Gjatë fushatës elektorale në Valevë, kryeministri theksoi se qëllimi këtij dokumenti është tradhëtia e vendit dhe fitimi i pikëve politike, me qëllim mbetjen në pushtet të presidentit Boris Tadiq dhe Partisë së tij demokratike.

Koshtunica u sugjeroi shteteve anëtare të BE dhe NATO-s, se Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit nuk ka kurfarë domethënie për Serbinë, sepse ajo kurrë nuk do të heqë dorë nga sovraniteti dhe integriteti territorial.

Serbien Kosovo Unabhängigkeit Erklärung Reaktionen Vojislav Kostunica

Vojislav Koshtunica

Para simpatizantëve të tij, të cilët brohorisnin: tradhëtia, tradhëtia, Koshtunica paralajmëroi se Kuvendi menjëherë pas zgjedhjeve do ta anullojë këtë Marrëveshje, ndërsa turpi do t'u mbetet atyre që e nënshkruan. Për partnerin e tij në koalicion, Velimir Iliq, fitorja e koalicionit të Tadiqit në zgjedhje do të thoshte se Serbia do të binte në duart e tradhëtarëve.

Qëndrimi i radikalistëve

Kundër Marrëveshjes janë shprehur edhe radikalët e ultranacionalistit Vojisllav Sheshel, të cilët së bashku me socialistët dhe koalicionin popullor të Koshtunicës, sipas të gjitha sondazheve të tanishme, do të fitojnë shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Këto parti pohojnë se Tadiqi me këtë nënshkrim e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Proevropianët i kundërvihen Koshtunicës

"Këto janë budallallëqe", ishte përgjigja ndaj këtyre pohimeve e liderit të Partisë G 17 plus, Mllagjan Dinkiq, i cili është në koalicion me Tadiqin. Tadiq, Dinkiq dhe forcat tjera proevropiane janë të mendimt se kundër Marrëveshjes mund të jenë vetëm ata që nuk e duan Serbinë dhe popullin e vet. Ata mendojnë se turpi i takon Koshtunicës, i cili nuk ishte prezent në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes, në Luksemburg.

EU unterzeichnet Abkommen mit Serbien

Zëvendëskryeministri, Bozidar Gelic, presidenti Tadiq, Havier Solana, e ministri i jashtëm slloven, Dimitrij Rupel në Bruksel, 29.04.2008

Eksperti Millan Pajeviq paralajmëron se shumë forca demagogjike dhe destruktive politike, do ta shfrytëzojnë këtë nënshkrim për sulme të reja kundër forcave proevropiane. Pajeviq: "Duhet t'i përballojmë këto manipulime të tmerrshme, sepse rrugë tjetër nuk ka."

Serbia zhvillon pjesën më të madhe të tregtistë me BE

Ndërsa eksperti i Institutit për shkencë dhe politikë në Berlin Dushan Reliq bënë të ditur se: "Rreth 60 përqind e tregtisë serbe realizohet me BE. Në anën tjetër, tregtia me Rusinë është vetëm 11 përqind, në radhë të parë në sektorin e energjisë. Ndërkohë që investitorët më të mëdhenj në Serbi, janë shtetet anëtare të BE."

  • Data 30.04.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dr7m
  • Data 30.04.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dr7m