1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbia duhet t’i kthehet vetvetes - Reaksionet nga Lugina e Preshevës

Subjektet shqiptare të Luginës së Preshevës kanë drejtuar sot reagime pozitive lidhur me shpërbërjen e qeverisë serbe.

Përfaqësuesit politikë në Luginën e Preshevës kanë vlerësuar se ka qenë momenti i fundit për shpalljen e
zgjedhjeve të parakohshme në mënyrë që të dilet nga kriza qeveritare. Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, konsideron se zhvillimet e fundit në rajon kanë pasur ndikim rrënjësorë në qëndrimin e
Vojisllav Koshtunicës për dorëheqjen e qeverisë.

Qëndrimet diametralisht të kundërta mes partnerëve të kooalicionit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kanë shërbyer që puna e qeverisë të vihet në një bllokadë të dukshme, thotë Shaip Kamberi, nënkryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

Nga ana tjetër, sipas Jonuz Musliut nga LPD, pas zgjedhjeve të parakohshme Serbia duhet t’i kthehet vetvetes, e këtë në mënyrën më të mirë duhet ta
bëjë duke e paranuar Kosovën si shtet të pavarur.

Për Shaip Kamberin e PVD-së, në rradhë të parë varet nga vet serbët se a do të orientohen nga Evropa apo Rusia, duke mos i lënë anash as vet ndryshimet rrënjësore në Serbi, siç janë decantralizimi dhe përmirësimi i pozitës së pakicave kombëtare.

Subjektet politike shqiptare kanë thënë se është herët të vendosin se a do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme paralmentare, por është e sigurt se do të participojnë në ato lokale. Në zgjedhjet e fundit, nga të cilat doli qveria Koshtunica, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë qenë të prezantuar me një deputet në Parlamentin serb.


  • Data 10.03.2008
  • Autor Jeton Ismaili / Lugina e Preshevës
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMC9
  • Data 10.03.2008
  • Autor Jeton Ismaili / Lugina e Preshevës
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMC9