1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia: BE-ja apo Kosova?

Cani, Bahri15 Janar 2008

Në Serbi ka shpërthyer një krizë e thellë mes kryeministrit Vojisllav Koshtuncia dhe presidentit serb Boris Tadiç. Cilat janë shkaqet e kësaj krize dhe cfarë mendojnë politikanët dhe ekspertët gjermanë?

https://p.dw.com/p/CpsN
Fotografi: AP Graphics/DW

Dy janë shkaqet kryesore të thellimit të krizës në Serbi. Dilema BE apo Kosova dhe refuzimi i kryeministrit të Serbisë Vojisllav Koshtunica që të mbështesë presidentin Boris Tadiç në zgjedhjet presidenciale. Në raundin e parë ai do të mbështetë Velimir Iliqin, por shkaku kryesor megjithatë është kërcënimi i Koshtunicës ndaj BE, se Serbia nuk do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizimit dhe asociimit me BE në qoftë se BE vendosë që ta dërgojë misionin në Kosovë. Në anën tjetër zëvendëskryeministri, Bozhidar Gjeliq të dielën deklaroi se e ka mprehur lapsin për nënshkrimin e Marrëveshjes. Edhe presidenti Tadiç është kundër prononcimeve të Koshtunicës, radikalëve dhe socialstëve. Ai thotë se Serbia do të angazhohet për afrimin me BE dhe ruajtjen e Kosovës.

Dr. rer. pol. Franz-Lothar Altmann
Franz Lothar Altmann, ekspert për Evropën Juglindore në Institutin Shkenca dhe Politika në Berlin

Kërcënimet e Koshtunicës disa ekspertë në Serbi i kanë qujtur skandaloze dhe hipokrizi, sepse Kosova nuk përmendet fare, në Marrëveshjen paraprake të cilën Beogradi e ka nënshrkuar në dhjetor. Me të njëjtat tone shprehet edhe eksperti gjerman për Evropën Juglindore, Franz Lothar Altmann. "Janë këto deklarata totalisht të pamatura, sepse janë dy gjëra plotësisht të ndryshme. Tadiçi e ka dhënë përgjigjen më të mirë, kur tha se për Serbinë janë të rëndësishme të dyja - Evropa dhe Kosova. Natyrisht që për Serbinë Kosova është një problem i madh, por dilema që e ka paraqitur Koshtunica është vetëvrasëse. Kjo është tipike për Koshtunicën dhe apsolutisht joreale."

Altman poaralajmëron se pas zgjedhjeve presidenciale dhe zgjidhjes së statusit të Kosovës, në Serbi mund të vie deri tek kriza qeveritare e madje dhe rënja e qeverisë.

15.12.2006 jou deu inter polenz, Ruprecht Polenz
Kryetari i komisionit të Bundestagut për politikën e jashtme, Ruprecht PolenzFotografi: DW-TV

Ndërsa kryetari i Këshillit të Bundestagut për politikën e jashtme, Ruprecht Polenz thotë se deklaratat e Koshtunicës nuk duhet të maten me peshore ari, sepse: "Në Serbi po zhvillohet fushata zgjedhore. Natyrisht që në prag të marrjes së vendimit Serbia po përpiqet ta influencojë vendimit për statusin e Kosovës. Mirëpo shpresoj se Begoradi do ta kuptojë se ardhmëria e Serbisë dhe e Kosovës është në Evropën e bashkuar dhe se kufijtë do të luajnë një rol gjithnjë e më të vogël, që u pa tani edhe me zgjërimin e zonës së Shengenit. Duhet të kuptohet se Kosova dhe Serbia një ditë do të jetë anëtare të BE. Ky synim nuk duhet humbur nga sytë. Nëse i realizon këto kërcënime, Beogradi do të largohet nga kjo rrugë, por besoj se politikanët e Serbisë do ta kuptojnë se ardhmëria më e mirë është në proceset integruese evropiane." Polenz është i bindur se Serbia nuk mund ta influencojë vendimin për dërgimin e misionit evropian në Kosovë. "BE duhet ti ofrojë një perspektivë pozitive serbisë, por varet prej vet Serbisë nëse do të afrohet me BE. Sa i përket kërcënimeve, është shumë pak e besueshme se mund ta influencojnë vendimin për dërgimin e misionit në Kosovë".