1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbia është fajtore, në qoftë se Mlladiqi nuk arrestohet

Këshilli për politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian mbështeti ratifikimin e marrëveshjes MSA me Serbinë. U theksua se si kusht për vazhdimin e afrimit të mëtejmë mbetet arrestimi i Mlladicit e Haxhiqit

default

"Askush në Evropë nuk beson se Mlladiqi nuk është në Serbi", thotë Kacin

Rezoluta për progresin e Serbisë në procesin për afrimin me BE-në, e cila pritet të miratohet në janar të vitit të ardhshëm, është më pozitive se kurrë më parë. Me këtë rezolutë Serbisë i dërgohet një sinjal i qartë për perspektivën e hapur të këtij vendi për anëtarësim në BE, por vetëm pas plotësimit të obligimeve të saj. Raportuesi për Serbinë i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, e ka mbështetjen gati të të gjithë anëtarëve të Komisionit për politikë të Jashtme. Vetëm dy anëtarë janë të përmbajtur.

Jelko Kacin

Raportuesi për Serbinë i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin

"Askush nuk ishte kundër dërgimit të një mesazhi shumë të fuqishëm për mbështetjen e forcave proevropiane në Serbi, të cilat duhet të kuptojnë më në fund se ky vend e ka vendin në Evropë dhe të gjitha varen nga vetë Serbia", pohon Jelko Kacin në një deklaratë për Deutsche Wellen.

Duhet shfrytëzuar momenti për hapa të tjerë të afrimit me BE

Në Parlamentin Evropian është theksuar se ky është një moment shumë i rëndësishëm për afrimin e vendeve të Evropës Juglindore me BE-në, pasi pas kandidaturës së Malit të Zi për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim Ballkani sërish është kthyer në rend dite. Momenti duhet të shfrytëzohet për hapa të tjerë drejt afrimit me BE-në, thonë europarlamentarët. Sfidat më të mëdha të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, sipas Komisionit për politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, mbeten dialogu i ardhshëm me Prishtinën, reforma e sistemit juridik dhe në radhë të parë përfundimi i bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

20.02.2010 DW-TV JOURNAL Interview Brammertz

Kryeprokurori i tribunalit të Hagës, Serge Brammertz

Komisioni pohon se Parlamenti Evropian duhet të jetë i vendosur në kërkesën që Serbia të arrestojë dhe t'i dorëzojë në Hagë të akuzuarit për krime lufte Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq. Europarlamentarët rikujtuan se kanë mbetur vetëm edhe dy vite deri në përfundim të mandatit të Tribunalit për ish-Jugosllavinë dhe se raporti i fundit i kryeprokurorit Serge Brammertz për bashkëpunimin e Serbisë ka qenë me tone kritike. Brammertz të hënën në OKB do të paraqesë raportin e tij të ri për bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës. Jelko Kacin thotë se ai tani më është njoftuar me sugjerimet e Brammertzit.

Vetë Serbia është sfida më e madhe për Serbinë

"Ajo, që Brammertz sugjeron, është që vetë Serbia është sfida më e madhe për Serbinë. Kur Serbia të vendosë të paraqitet në një dritë të plotë, atë edhe do ta bëjë. Askush më në Evropë më nuk e beson se Mlladiqi nuk është në Serbi. Në qoftë se Mlladiqi nuk është në Hagë, atje nuk është është vetëm për shkak të Serbisë", pohon Kacin.

Thirrje të gjithë anëtarëve për ratifikimin e MSA me Serbinë

Dossier EU Parlament in Brüssel Teil 3

Parlamenti Evropian në Bruksel

Njëkohësisht me rezolutën e fundit Komisioni i Parlamentit Evropian ka mbështetur edhe ratifikimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me BE-në. Marrëveshja i mundëson Serbisë krijimin e kornizës ligjore për marrëdhënie me Bashkimin Evropian. Parlamenti i Serbisë e ka rafitikuar këtë marrëveshje në vitin 2008, por ratifikimi është bllokuar në disa vende anëtare të BE-së. Kacin u bën thirrje 16 vendeve të mbetura që ta ratifikojnë këtë dokument. Kacin mendon se mbështetja e rezolutës për Serbinë, si dhe e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim do të ishte sinjal i mjaftueshëm për Serbinë që të përshpejtojë reformat në vend.

Autor: Marina Maksimovic/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QNxn
  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QNxn