1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Serbi : Rezultat e para ishin befasuese

Në Serbi u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, krahinore dhe lokale. Për deputetë në parlament konkuruan 22 lista, ndërkohë që të drejtën e votës e shfrytëzuan rreth 60 përqind e qytetarëve.

default

Presidenti serb Boris Tadiq pas zgjedhjeve

Koalicioni "Për Serbinë Evropiane", i mbledhur rreth presidentit Boris Tadiq i befasoi të gjithë. Përkundër sondazheve dhe analizave parazgjedhore, doli subjekti më i fuqishëm politik në zgjedhjet e parakohshme parlaemntare, dhe fitoi rreth 10 përqind vota më shumë se radialët ultranacionalistë.

"Tanii edhe definitivisht është e qartë se lista "Për Serbinë Evropiane", shënoi fitore të bindshme... ju mund të festoni, ndërsa unë do të fillojë të punojë menjëherë, sepse qeverinë e re duhet krijuar sa më parë...", theksoi presidenti Tadiq. Presidenti serb nënvizoi se qytetetarët e Serbisë dëshmuan disa përcaktime.

"Konfirmuan rrugën e qartë evropiane të Serbisë. Qytetarët e Serbisë i thanë po Bashkimit Evropian dhe Serbia do të jetë në Bashkimin Evropian. Përvec anëtarësimit në BE, synimi tjetër strategjik është ruajtja e integritetetit territorial të Serbisë. E përsëris edhe një herë: Qeveria e re nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë dhe ne do të luftojmë me të gjitha mjetet diplomatike për mbrojtejn e integritetit të vendit tonë...."

Presidenti Tadiq tha se është i hapur për koalicione me të gjitha subjektet politike të cilat janë të gatshme për zbatimin e pesë parimeve kryesore, të cilat janë: ruajtja e integritetit të Serbisë dhe zgjidhja me mjete paqësore dhe diplomatike e cëshjtes së Kosovës, vazhdimi i ingerimeve evropiane dhe reformave në Serbi, përmirësimi i gjendjes ekonomike, lufa kundër korrupsionit dhe bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës.

Lista evropiane doli subjekti më i fuqishëm, por analisti Dragoljub Zharkoviq parlajmëron se është tepër heret për prognoza rreth koalicioneve qeveritare: "Numrimet do të përfundojnë, ndërsa llogaritë do të fillojnë. Prandaj është tepër heret të flitet për karakterin e pushtetit të ardhshëm në Serbi."

Rezultate e para dëshmojnë se negociatat për koalicionin qeveritar do të jetë shumë të vështira, sepse as blloku pro-evropian e as ai nacionalist nuk ka shënuar fitore të qartë. Sipas rezultateve të para jozyrtare, partitë e presidentit Boris Tadiq, Mlagjan Dinkiq, Vuk Drashkoviq, Nenad Çanak dhe Rasim Laiq fituan rreth 39 përqind të votave. Radikalët fituan rreth 10 përqind më pak. Forca e tretë politike në këto zgjedhje është koalicioni i mbledhur rreth kryeministrit të deritanishëm, Vojisllav Koshtunica, me rreth 11 përqind të votave. Ndër befasitë më të mëdha ishin socialistët, me rreth tetë përqind të votave, ndërsa liberalët e Çedomir Jovanoviqit fituan mbi pesë përqind. Në parlament do të futen edhe disa koalicione të minoirteteve.

Nënkryetari i radikalëve Tomisllav Nikoliq, paralajmëroi se ekziston mundësia edhe e koalicioneve të tjera dhe paralajmëroi: "Ose do të kemi qeverinë e e radikalëve, Partisë Demokratike të Serbisë dhe socialistëve, ose nuk do të kemi qeveri dhe do të kemi zgjedhje të reja. Kjo është mundësia e vetme".

Në anën tjetër presidenti Tadiq festonte në rrugë, sic thoshte ai fitoren e madhe. Tadiq theksoi se Vojisllav Koshtunica më nuk do të jetë kryeministër i Serbisë, por nuk përjashtoi mundësinë e bisedimeve me të gjitha subjektet politike. Koshtunica tha se zgjedhjet e parakohshme janë mbajtur në një moment dramatik për Serbinë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me koalicionin e presidentit Tadiq për shkak të dallimet të mëdha.

"Nuk mund të tejkalohen këto dallime. Në fillim ekzistonte një politikë e përbashkët, më vonë erdhën dallimet, ndëra pas nënshrkimit të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit me BE, politikat tona ishin plotësisht të kundërta mes vete", theksoi ai.

Në zgjedhjet parlamentare kandiduan 22 lista zgjedhore. Të drejtën e votës kishin mbi 6,5 milionë, ndërsa këtë të drejtë shfrytëzuan mbi 60 përind. Zgjedhjet parlamentare dhe loakale serbe janë zhvilluar edhe në Kosovë, të cilat nuk do të njihen prej Unmikut dhe organeve vendore. Sipas informacionve të deritanishme, nuk ka pasur incidente dhe parregullësi serioze.



DW.COM

  • Data 12.05.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DyKj
  • Data 12.05.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DyKj