1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbi: Më e rëndësishme Kosova apo ligji?

Cilat kushte duhen plotsuar së pari për integrimin në BE? Sipas deklaratave të BE-së, sundimi i ligjit dhe lufata kundër korrupsionit. Por për mediat në Beograd besojnë, se tema kryesore për Perëndmimin ëshë Kosova.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë David McAllister u takuan në Beograd të shtunën (12.08). Si përfundim shihet qartë se ata kanë perceptim të ndryshëm, se cilat janë kriteret për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Pas takimit, McAllister si kërkesë kyçe nga ana e BE-së përckatoi, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Me këtë vlerësim nuk u pajtua presidenti i Serbisë, ai ka një listë komplet ndryshe sa u përket bisedimeve me Perëndimin: "Çështja kryesore është Kosova, në vendin e dytë është qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë", thotë Vuçiq, ku sundimi i ligjit është parë në vendin e tretë. Vuçiq ka shtuar, se "kokdhimbje shkakton vetëm marrdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Nëse nuk kemi përparim në këtë çështje nuk do të ketë asnjë progres drejt BE-së".

Deklaratat e ndryshme vinë ndoshta sepse Serbia nuk mund të marrë ende datën e përafërt të inegrimit në BE. Por është e mundur që në këtë mënyrë Alkesandër Vuçiq është duke u përgaditur për fushatën zgjedhore me mesazhin "që ai e shpreh mendimin e tij shumë qartë". Dhe të tregoj zemrimin e tij që nuk ka marrë datën e hyrjes në BE.

Çështja me Kosovën?

"Unë mendoj se të dy deri diku kanë të drejtë" vlerëson mosmarrveshjen në deklaratat për opinionin Boshko Jakshiq. "Nga pikpamjet reformuese, sundimi i ligjit është vërtet shumë i rëndësishëm për shoqërinë serbe në tërsi. Por Vuçiq ka të drejtë edhe sepse pa zgjedhjen e çështjes së Kosovës, Serbia nuk do të ketë të ardhme pa marrë parasysh zbatimnt ose jo zabtimit të reformave. McAllistetr e ka shmangur çështjen e Kosovës, duke mbajtur qendrim diplomatik", thotë Jakshiq.

Nuk diskutohet që për poltikanët perëndimorë sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm, thotë Jelena Miliq, drejtuese e Qendrës për Studimet Euro-Atlantike. Për pajtimin rajonal sipas mendimit të saj është gjykimi i krimeve të luftës në Serbi dhe mbështetja e gjykimit gjithpërfshirës të krimeve të luftës në Kosovë. "Unë mendoj se vërejtjet për dyftyrësi ndaj bashkësisë ndërkombëtare perëndimore janë të sakta, sepse është rënë dakord që Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë një copë letre në rregullimin e marrëdhënieve. Por kjo nuk trajton me asnjë fjalë se si është arritur kjo marrveshje, dhe se shumë autorë të kriemve të pazgjidhura të luftës mbeten të pandëshkuar".

Rusia, në pozitë më të lartë se në vendin e dytë

Rusia u shfaq në këtë takim si një nga pengesat kryesore në rrugën e integrimit evropian.  Në opinjonin serb shihet se ka një problem në shkëputjen e marrdhënieve me Rusinë. Jelena Miliq thekson, se është shumë pozitive që Rusia vlerësohet më në fund se është në pozitë më të lartë se ajo e dyta. "Presioni dhe shatazhet e Rusisë ndaj Serbisë ngadalsojnë integrimin evropian. Tani nuk flitet më për çështjen e anëtarsimit në NATO, por vetëm për ngadalsimin e proceseve të demokratizimit. Prandaj, do të ishte mirë nëse arrihet një marrveshje në mes të Serbisë dhe Kosovës, gjë që do t'i hiqte Rusisë një nga përparsitë kryesore me të cilën mund ta destabilizonte rajonin".

Prioriteti kryesor: Sundimi i ligjit apo Kosova?

Deklarata e David McAllister ka shkaktuar konfuzion në Serbi, ku shtrohet pyetja: A është kusht kryesor për anëtarsim në BE sundimi i ligjit apo çështja e Kosovës? McAllister njoftoi se do të vizitojë Serbinë përsëri pas dy javësh, dhe ndoshta do të munden atëherë të shqarohen dyshimet sa i përket kërkesave të BE-së. Boshko Jakshiq ka vlerësuar, se "koha është që Perëndimi të jetë i vendosur - jo vetëm kur bëhet fjalë për Serbinë, por edhe për rajonin më gjerë – se prioritet duhet të jetë vendosja e demokracisë. Unë thellësisht besoj se pa demokraci nuk ka stabilitet."