1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbi: Kritika ndaj menaxhimit të përmbytjeve

Nemanja Rujevic /Vilma Filaj-Ballvora29 Maj 2014

Qëkurse rreziku i përmbytjeve është larguar po shtohen akuzat kundër qeverisë në Beograd.Shumë politikanë po e shfrytëzojnë katastrofën për ta vënë veten në qendër të vëmendjes.

https://p.dw.com/p/1C8gE
Fotografi: DW/N. Cukucan

Obrenovaci është aktualisht një qytet pa banorë. Policë, ushtarë dhe pastruesit e plehrave vrapojnë gjithandej për të bërë çdo gjë gati për kthimin e qytetarëve të qytetit të vogël. Ne duhet të dezinfektojmë zonën, në disa pjesë të qytetit ende nuk ka energji elektrike dhe ujë të pastër, thonë autoritet zyrtare. Para një jave rrugët dhe shtëpitë këtu ishin të përmbytura. "Një mik më tha se shtëpitë tona pjesërisht janë shkatërruar dhe mobilje nuk janë më të përdorshme," thotë për DW Dušan Martynov nga një lagje periferike e Obrenovacit. Ashtu si mijëra qytetarë të tjerë edhe ai është zhvendosur për në kryeqytetin serb Beograd, 30 kilometra larg dhe jeton në një strehimore. "Ku dhe si do të kthehemi?" pyet ai i dëshpëruar.

Balkan Unwetter 22.05.2014 Belgrad
Fotografi: DW/N. Cukucan

Inskenim dhe premtime

Kryeministri Aleksandar Vuçiç i ngushëllon të prekurit dhe bën premtime të mëdha: "Deri në fund të shtatorit, shteti do të rindërtojë shtëpitë e shkatërruara. Ne ndoshta do të vëmë edhe pajisje elektrike në dispozicion," tha Vuçiç në fshatin Krupanj, ku ka pasur shkarje të forta toke. Në Serbi janë shkatërruar nga përmbytjet 3.500 km rrugë dhe 80 ura, dëmet mendohet se shkojnë në më shumë se një miliardë euro. Si vend kandidat i BE-së, Serbia mund të llogarisë me ndihma financiare nga Fondi Evropian i Solidaritetit. Por këto fonde mund të mbulojnë vetëm rreth pesë për qind të kostove, llogarit shtypi serb.

Çfarë bën shteti?

Shumë njerëz në Serbi po organizojnë vetë ndihma për viktimat e përmbytjeve. Ata kanë mbledhur dhe transportuar mjaft ushqime në zonat e prekura, dhe ofrojnë falas dhoma përmes Twitter. Por këto aksione nuk mund ta zëvendësojnë veprimin efektiv të shtetit, thotë blogeri serb dhe eksperti i PR Mihailo Tesiç. "Njerëzit reagojnë dhe ndihmojnë kur janë në gjendje shoku. Kur dëshpërimi vazhdon për shumë kohë, kjo ndjenjë largohet, sepse qytetarët kanë problemet e tyre dhe shumica janë mjaft të varfër." - analizuar Tesiç në bisedë me DW.

Balkan Unwetter 22.05.2014 Sremska Mitrovica
Fotografi: DW/N. Cukucan

Qëkurse rreziku i përmbytjeve është larguar po shtohen akuzat kundër qeverisë në Beograd dhe organeve të qeverisjes vendore. Kështu qindra të prekur thonë se nuk janë njoftuar për valën e përmbytjeve dhe se lumejtë po dilnin nga shtrati dhe po përmbysnin qytetet. Kritika ka edhe për faktin se shumë politikanë kryesorë po e shfrytëzojnë katastrofën për ta vënë veten në qendër të vëmendjes. Mihailo Tesiç tregon se kryeministri Vuçiç u ndau me dorën e vet para kamerave viktimave batanije dhe shishe me ujë.

Ndëshkim nga Perëndia

Qeveria i hedh poshtë kritikat për keqmenaxhimin e gjendjes. Po ashtu ata thonë se katastrofat natyrore nuk mund të parandalohen. Dhe sikur të mos mjaftojnë këto, në këtë debat u përfshinë edhe udhëheqësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe të partive ekstremiste të djathta. Ata janë të një mendjeje se përmbytjet ishte një dënim nga Perëndia për shkak paradës "Gay Pride" që të planifikuar të zhvillohet në Beograd.