1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbi : Dilemat janë të gënjeshtra

Lidhur me përparësitë e njërit apo tjetrit koalicioni në Serbi dhe dilemën e rrugës së ardhshme të vendit, Bahri Cani bisedoi me drejtorin e Agjensisë për hulumtimin e opinionit Pragma, Cvijetin Milivojeviq.

Kutitë e votimit, Serbi

Kutitë e votimit, Serbi

Në Serbi pritet që të mërkurën të bëhet konstituimi i parlamentit, por bisedimet për koalicionin qeveritar ende nuk kanë përfunduar. Koalicioni rreth Partisë socialiste pritet të shpallë të përfunduara negociatat me bllokun nacionalist, të Vojisllav Koshtuncicës dhe radikalëve dhe të fillojë negociata me Listën për Serbinë evropiane, të presidentit Boris Tadiq.

Deutsche Welle: Ekziston me të vërtetë dilema në Serbi, mes bllokut nacionalist dhe evropian?

Cvijetin Milivojeviq: Është kjo një dilemë e gënjeshtërt, sepse Serbia ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme evropiane, shtetërore dhe kombëtare. Si çdo vend tjetër normal. Kemi të bëjmë me dy opsione të rrejshme: opsionin e rrejshëm evropian dhe opsionin e rrejshëm nacional, për të mos thënë nacionalist. Presidenti Tadiq thotë se kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që me të gjitha mjetet lufton që Serbia të futet në BE. Pra, në qoftë se futesh në BE, duhet të respektosh edhe ligjet dhe parimet e tij. Ndërkohë që pala tjetër flet për vlerat nacionale, duke theksuar Kosovën si identitetin e vetëm të popullit serb, që nuk është e vërtetë. Për të qenë një shtet serioz, Serbia duhet të përfundojë edhe elementet tjera të identitetit të vet.

Deutsche Welle: Serbia gjendet para krijimit të Qeverisë, e cila me siguri që do të ketë shumë probleme para vehtes. Cfarë qeverie mund t'i tejkalojë më lehtë problemet në Serbinë e sotme?

Cvijetin Milivojeviq: Më lehtë se të tjerat do ta kishte një qeveri demokratike dhe e përgjegjshme kombëtare. Koalicioni pro-evropian thotë: Sa më parë duhet të nënshkruajmë Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim dhe të futemi në BE, me qëllim që të përdorë veton për anëtarësimin e Kosovës në BE. Natyrisht që kjo është e pamundur. Kjo është politikë e pasinqertë. Ndërsa pala tjetër thotë: Po ne duam të futemi në BE, por ajo duhet fillimisht t'i pranojë kushtet tona, që sërish është e pamundur. Serbia në këtë moment ka nevojë për konsensus mes dy partive më të mëdha, Partisë Demokratike dhe radikalëve, të cilat duhet të përgjigjen për pyetjen: cila është Serbia e sotme, sepse ne nuk e dimë se cili është identiteti i Serbisë?

Deutsche Welle: Para dilemës së saj më të madhe, që nga themelimi gjendet edhe Partia Socialiste, e cila duhet të vendosë mes këtyre dy dilemave të rrejshme?

Cvijetin Milivojeviq: Zgjidhja më e mirë për kryesinë e Partisë socialiste do të ishte futja në koalicion me Partinë Demokratike. Por kjo nuk është mirë për partinë, sepse shumica e votuesve të saj, janë simpatizantë të ish - presidentit Sllobodan Millosheviq, të cilët nuk duan që partia e tyre të futet në koalicion me Boris Tadiqin. Në anën tjetër, në qoftë se futen në koalicion me radikalët, socialistët së shpejti mund ta humbin identitetin e tyre. Radikalët nacionalistë së shpejti do t'i gëlltisnin socialistët më të matur. Më në fund, socialistët mund të humbin identitetin e tyre edhe në koalicionin me Partinë Demokratike. Pra, për socialistët janë këto probleme shumë të mëdha, por edhe këtu kemi një dilemë të rrejshme. Tadiqi thotë se socialistët janë të pranueshëm, por jo edhe radikalët. Ndëkrohë që socialistët ishin ata të cilët në vitet 90 kanë pasur fjalën kryesore dhe jo radikalët. Këtu s'kemi asnjë fije morali. Kemi vetëm tregti klasike politike dhe përpjekje për të mbajtur pushtetin.

  • Data 10.06.2008
  • Autor Intervistën e zhvilloi Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EH5z
  • Data 10.06.2008
  • Autor Intervistën e zhvilloi Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EH5z