1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbi - BE: Data, drita e gjelbër apo diçka tjetër?

Data, data e kushtëzuar, drita e gjelbërt për përgatitje teknike. Të gjitha këto janë mundësitë që mund t'i jepen Serbisë në samitin e ardhshëm të BE-së. Më shumë do të dihet pas seancës së Bundestagut për këto çështje.

default

Foto simbolike e dy flamujve Serbi - BE

Të gjitha vendet që janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian në dhjetë vitet e fundit kanë kaluar nëpër rrugë të ndryshme. Një rregull i pashkruar është që rruga po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kroacia do të futet në BE pas një kushtëzimi prej gati një viti për shkak të "çështjes së Hagës". Malit të Zi vendet e BE-së i kanë dhënë dritë jeshile për mundësinë që negociatat për anëtarësim të fillojnë për gjashtë muaj. Kroatët kanë menduar se negociatat për anëtarësim do të zgjasin tre vite, si në rastin e Sllovakisë, Lituanisë dhe Letonisë. Por negociatat e Zagrebit me Brukselin kanë zgjatur më shumë se dyfishi i kësaj kohe.

Parakushtet për negociata

Skenari i tillë mund ta presë edhe Serbinë e cila shpreson se në "Vidovdan",  do të marrë pëlqimin e BE-së për datën e fillimit të  negociatave për anëtarësim në BE. Komisioni Evropian pohon se negociatat për secilin vend janë specifike dhe me kushte të veçanta, sepse edhe situata në këto vende është e ndryshme. "

Treffen Ashton, Thaci und Dacic

Pamje nga takimi i shefes së diplomacisë europiane Ashton me dy kryeministrat nga Kosova dhe Serbia: Thaci dhe Dacic

"Skenarët janë të ndryshëm, kushtet dhe rrethanat janë të ndryshme", pohon Peter Stano, zëdhënës i komisionerit për zgjerim. Në rastin e Serbisë ajo do të kalojë edhe nëpër të "ashtuquajturin proces screening" për negociata me BE, thotë Stano. Ky proces nënkupton krahasimin e sistemit vendor ligjor me standardet evropiane dhe definimin e nevojave për ndryshime. Në Komisionin Evropian thonë se Serbia ka qenë e pranishme në procesin screening që ka bërë Mali i Zi, ndaj ka përvoja në këtë fushë. Para fillimit të negociatave, Komisioni Evropian e harton edhe një kornizë për negociata, e cila duhet të prezantohet para vendeve anëtare. Kjo do të thotë se Serbia duhet të presë një kohë të caktuar fillimin e negociatave, edhe nëse thuhet se ato do të fillojnë "menjëherë". 

Vendimtar do të jetë vullneti politik

Në këtë moment në Bruksel nuk duan të spekulojnë për vendimin që pritet në fund të qershorit. Ende flitet për marrëveshjen në dialogun me Prishtinën dhe priten rezultate konkrete në zbatimin e marrëveshjes. Në Komisionin Evropian thonë se ata e kanë bërë publik qëndrimin e tyre në prill kur është dhënë drita jeshile për fillimin e negociatave. Peter Stano thotë se ata janë të gatshëm për fillimin e procesit për anëtarësimin e Serbisë.

Ndërsa në qarqet diplomatike thonë se vendimi nuk do të mund të merret para 27 qershorit, kur pritet vendimi i Bundestagut gjerman lidhur me mundësinë e fillimit të negociatave me Serbinë.