1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbëve të Kosovës u bëhet thirrje të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Serbisë

Krerët e institucioneve të Kosovës dhe ata të pranisë ndërkombëtare i bënë thirrje serbëve të Kosovës, që të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Serbisë që do të zhvillohen edhe në territorin e Kosovës me 11 maj.

Mitrovicë

Mitrovicë, 2008

Krerët e institucioneve të Kosovës dhe ata të pranisë ndërkombëtare, ju bënë thirrje serbëve të Kosovës, që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Serbisë, që do të zhvillohen edhe në teritorin e Kosovës me 11 maj.

Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë, sipas tyre do të dëmtojë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. Këto deklarata udhëheqësit kosovarë dhe ata ndërkombëtarë, i bënë në një tryezë në Prishtinë të organizuar nga projekti për marrëdhënie etnike që ka selinë në SHBA-së, por që angazhohet për përmirësimin e marrëdhënieve ndërentike në Kosovë.

Shefi i UNMIK-ut Joakim Rycker, tha se dialogu është rruga e vetme për t'i bindur serbët e Kosovës që të inkuadrohen në institucionet e këtushme. "Kemi një numër sfidash përpara gjatë mandatit tonë, në mënyrë të veçantë në veri të Kosovës. E para, qëllim i ynë është që në këtë pjesë të funksionojnë si duhet autoritetet ndërkombëtare dhe e dyta është, që ne këtë pjesë të zhvillohet dialog me përfaqësuesit e serbëve atje. Kjo për faktin që vetëm me dialog mund të ketë rezultate dhe autoritet ndërkombëtare të shtrijnë praninë e plotë në këtë pjesë të Kosovës," tha Joakim Rycker. Ai tha se në këtë kuadër, duhet të ketë dialog edhe me autoritetet e Beogradit, sepse ato kanë shumë ndikim tek serbët e Kosovës, në mënyrë që në Kosovë të respektohet plotësisht rezoluta 1244 e KS-it.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi, tha se institucionet e vendit kanë përgatitur gjithë bazën ligjore që serbëve të Kosovë tu garantohen të drejta të plota, mirëpo kjo varet krejt nga vullneti i tyre nëse ata dëshirojnë të integrohen në shoqërinë Kosovare. "Ne kemi një qeveri shumëetnike, një parlament shumëetik dhe tash po tentojmë që edhe përfaqësuesit e tjerë të serbëve të Kosovës t'i inkuadrojmë në të gjitha institucionet e vendit. Kjo është sfida me të cilën po ballafaqohen institucionet e Kosovës, ne veçanti për integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare. Ne kemi krijuar gjithë bazën ligjore që garanton të drejtat e serbëve dhe kjo më së miri është e qartësuar në paketën e statusit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari", tha zëvëndëskryeministri, Hajredin Kuqi.

Autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore, thanë se pas datës 15 qeshor kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës, administrata e OKB-së do t'i nënshtrohet një procesi rikonfigurimi, ndërsa misioni i ri i BE-së pritet ta marrë mandatin e plotë. Mirëpo, shqetësimi ishte sepse serbët e Kosovës nuk e pranojnë këtë mision, sepse akoma janë të ndikuar nga Beogradi. Në këtë kuadër u konstatua se vetëm me dialog do të mund të binden serbët se misioni i BE-së në Kosovë është për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të siguruar zbatimin e paketës së Marti Ahtisarit.

  • Data 09.05.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxMU
  • Data 09.05.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxMU