1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbët (nuk) do të marrin pjesë në zgjedhje

Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme i ka gjetur serbët e Kosovës të përçarë, lidhur me pjesëarrjen në votime. Beogradi ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar, megjithatë janë shtuar zërat që kërkojnë pjesëmarrje.

Zgjedhjet në Kosovë, 2009

Zgjedhjet në Kosovë, 2009

Kriza politike dhe institucionale në Kosovë e ka gjetur Beogradin të papërgatitur. Prandaj është vështirë të supozohet se Serbia do t'u sugjerojë serbëve që të marrin pjesë në këto zgjedhje, shprehet për Detusche Wellen, sekretari në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq. "Koha është tepër e shkurtër për kthesa dhe analiza serioze, e kur nuk keni kohë të mjaftueshme për analiza të këtilla, më së miri është t'i përmbaheni qëndrimit të mëparshëm", thotë Ivanoviq.

Beogradi deri tani gjithmonë ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve dhe institucioneve kosovare, me shpjegimin se në këtë mënyrë do të "legjitimoheshin institucionet e shtetit të pavarur, të cilin Serbia nuk e njeh".

Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Pro pjesëmarrjes

Kësaj radhe situata ka ndryshuar dukshëm, sepse janë shtuar zërat në mesin e serbëve të Kosovës por edhe tek partitë politike në Serbi, që kërkojnë pjesëmarrjen në zgjedhje. Rada Trajkoviq, kërkon prej Beogradit që t'u bëjë thirrje serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas saj, pas pranimit të rezolutës së përbashkët me BE-në, të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të ishte plotësisht e pakuptueshme në qoftë se Serbia bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve. Trajkoviq shpreson se më në fund të gjithë serbët do të kenë një qëndrim unik dhe do të dalin në vendvotime.

Pro pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje është shprehur edhe ish-lideri i Partisë Demokratike Dragoljub Miçunoviq si dhe Partia Liberale-Demokratike. "Çdo vendim tjetër përveç pjesëmarrjes në zgjedhje do të ishte utopi dhe sakrifikim i pakuptimtë i serbëve të Kosovës", shprehet lideri i liberalëve Çedomir Jovanoviqit.

Rada Tajkovic

Rada Tajkovic

Kundër pjesëmarrjes

Kundër pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje nuk shprehen madje as Partia Popullore Serbe e Tomisallav Nikoliqit dhe socialistët e Ivica Daçiqit, por ato kërkojnë që vendimi për këtë të merret në nivelin e shtetit. Për dallim prej tyre, kundër pjesëmarrjes në zgjedhje janë shprehur përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, Partia Demokratike Serbe e Vojisllav Koshtunicës, radikalët dhe disa parti më të vogla me orientim nacionalist.

Oliver Ivanoviq e ka të qartë se thirrja e Beogradit për bojkotimin e zgjedhjeve do të thotë prezantimin e tyre prej personave dhe partive të cilët në kushtet normale nuk do të mund të futeshin në parlament. "Mendoj se sërish do të kemi një përfaqësim të keq të serbëve. Rezultati përfundimtar do të jetë margjinalizimi i mëtejmë i serbëve prej proceseve aktuale në Kosovë, që nuk më vjen aspak mirë dhe që është për keqardhje. Por, për fat të keq, nuk kemi pasur hapsirë për artikulimin në mënyrën e duhur të interesave serbe në Kosovë."

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 03.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Px6E
  • Data 03.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Px6E