1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbët marrin gjykatat e veriut të Mitrovicës

Një grup serbësh të veriut të Kosovës kanë marrë nën kontroll objektet e gjykatave që gjenden në pjesën veriore të Mitrovicës. Policia nuk ka mundur t'i ndalojë. Në radhet e protestuesve ka pasur shumë gra dhe fëmijë.

Serbë të Kosovës

Serbë të Kosovës

Qindra pjestarë të komunitetit serb të pjesës veriore të Mitrovicës, kanë hyrë me forcë në objektet e Gjykatave që gjendet poashtu në pjesën veriore të Mitrovicës. Ata kanë hequr flamurin e Kombeve të Bashkura dhe kanë
vendosur flamurin e Serbisë.

Zyrtarë të policisë thonë se në mesin e sebëve të cilët tashmë gjenden brenga Gjykatës, ka edhe ish punonjës serbë të gjykatës të cilët ka kohë që tentojnë të futen në këto objekte. Besim Hoti, është zëdhënës i policisë në Mitrovicë. Ai thotë se gjatë kësaj përleshje të protestuesve serbë me policinë në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk ka të lënduar. Përfaqësuesit e policisë dhe ata të administratës ndërkombëtare momentalisht janë duke biseduar me protestuesit serbë që gjenden brenda Gjykatës në përpjekje për të zgjidhur situatën. Futja me dhunë e serbëve në objektet e gjykatave në veri të Mitrovicës ndodhi vetëm pak orë para se Sekretari i përgjithshëm i NATO-os, Jap de Hup Skefer të vizitojë pjesën veriore të Mitrovicës.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaqi, kanë dënuar ashpër këtë veprim të serbëve, dhe kanë kërkuar nga shefi i
UNMIK-ut, forcat paqeruajëse dhe policia ndërkombëtare, që të ndërhyjnë dhe ë largojnë serbët nga objektet e gjykatave.

  • Data 14.03.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DOQB
  • Data 14.03.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DOQB