1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbët garojnë në zgjedhje me një listë të përbashkët

Lista e përbashkët “Serbija” u regjistrua të mërkurën pak para mesnate në KQZ. Për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë janë regjistruar 105 subjekte politike.

Lista e përbashkët “Serbija”, kandidon në 24 komuna të Kosovës. Kjo listë u regjistrua të mërkurën pak para mesnate në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ashtu siç kishte premtuar dhe kërkuar kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq. Kandidatët nga lista “Serbija”, vijnë nga komunat në veri të Kosovës dhe ato në jug të saj. Krahas kësaj liste në KQZ, janë regjistruar edhe subjekte tjera politike serbe dhe iniciativa qytetare, siç janë, “Demokracia, Drejtësia, Oliver Ivanoviq, Iniciativa Demokratike dhe iniciativat qytetare nga Leposaviqi”.

Zyrtarë të KQZ-së, njoftojnë se gjithsej për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë regjistruar 105 subjekte politike, përfshirë 33 parti politike, dy koalicione, 53 iniciativa qytetare dhe 15 kandidatë të pavarur. Në bazë të ligjit për zgjedhjet, zyra për regjistrimin e partive politike ka 15 ditë afat për kontrollimin e dokumentacionit, ndërsa më 19 shtator duhet të hedhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Qeveria e Kosovës dhe qeveria në Beograd, vazhdojnë t'iu bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. KQZ dy ditë më parë vendosi që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të figurojë vetëm logoja e KQZ dhe jo edhe ajo e Republikës së Kosovës. Nga analistë të shumë ky vendim i KQZ u cilësua të jetë marrë për hirë të pjesëmarrjes sa më të madhe të serbëve në zgjedhje.