1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbët e veriut të Kosovës nuk e pranojnë kushtetutën

Analistët në Kosovë, thonë se qeveria e Kosovës në këtë fazë nuk do të mund ta shtrijë ndikimin e vet në pjesën veriore të Kosovës, pavarësisht hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Presidenti i Kosovës Sejdiu, dje kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi

Presidenti i Kosovës Sejdiu, dje kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi

Përfaqësues të serbëve të Kosovës, thonë se Kushtetuta e Kosovës nuk do të mund të aplikohet në veri të vendit e banuar më shumicë serbe, sepse serbët e kësaj pjesë nuk e njohin pavarësinë e Kosovës e as Kushtetutën e saj. Ata kërkojnë edhe ndihmën e Beogradit zyrtarë, në mënyrë që institucionet e Kosovës të mos mund ta shtrijnë ndikimin e vet në pjesën veriore të Kosovës. Marko Jakshiq, kryetar i asociacionit të komunave dhe vendbanimeve serbe, thotë se Kushtetuta e Kosovës, nuk do të zbatohet në veri të Kosovës, mirëpo, në enklavat tjera serbe, Prishtina zyrtare me forcë do ta zbatojë Kushtetutën.

"Serbët e Kosovës presin nga Beogradi, një përgjigje më të fuqishme dhe të ndërmarrë masa që Kushtetuta e Kosovës, të mos zbatohet në venbanimet serbe. Nëse Prishtina e zbaton atë më dhunë, atëherë, jeta e serbëve në Kosovë do të vështirësohet shumë ", thotë Marko Jakshiq.

Mirëpo, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, thonë se Kushtetuta e vendit, garanton të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj dhe dispozita të veçanta parashihen për serbët. Në këtë kuadër, ata ju bëjnë thirrje serbëve që të integrohen në shoqërinë kosovare dhe të bëhen pjesë e institucioneve. Mirëpo, serbët e Kosovës tashmë janë orientuar nga sistemi paralel, kanë formuar kuvendet e tyre komunale dhe së shpejti do ta formojnë edhe parlamentin serb në nivel të Kosovës, si kundërpërgjigje ndaj hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Por, zëvëdëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, thotë se qeveria do të bëjë ç`është e mundur që të shuaj strukturat paralele serbe.

"Strukturat paralele serbe janë jolegale dhe nuk do të mund të funksionojnë. Në Kosovë do të sundojë rendi dhe ligji dhe qeveria do të bëjë çdo gjë që është në dorën e saj, që të shtrijë autoritetin në të gjithë territorin e Kosovës dhe në Kosovë të ketë funksionalizim të institucioneve që kanë dalë vetëm nga zgjedhjet e lira dhe demokratike", thotë zëvëndëskryeministri Kuqi.

Sidoqoftë, analistët mendojnë, se qeveria e Kosovës në këtë fazë, vështrirë se do mund të shtrijë autoritetin e plotë në veri të Kosovës. Në këtë kuadër, ata mendojnë se qeveria duhet të nisë një dialog me serbët. Driton Lajqi, është analist i pavarur. "Për të evituar incidentet e lokalizuara që mund të shkaktojë tentimi i qeverisë për të shtrirë autoritetin e vet në vendbanimet serbe, qeveria duhet të nisë një dialog me serbët, kjo është e pashmangshme", thotë analistti Lajqi.

Këtë situatë dialogimi të pashmangshëm, analisitët e ndërlidhin edhe me qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Mun, i cili lejon që në vendbanimet serbe UNMIK-u të luajë rolin e vet. Sipas tyre, UNMIK-u do të jetë një urë lidhëse ndërmjet serbëve dhe institucioneve të Kosovës dhe vetëm në këtë mënyrë gradualisht serbët e Kosovës do të mund të integroheshin në shoqërinë kosovare, duke e kuptuar realitetin e ri.

  • Data 17.06.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ELFS
  • Data 17.06.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ELFS