Serbët e veriut të Kosovës, kundërshtojnë çdo lloj pranie të policisë së Kosovës në pikat doganore me Serbinë | Ballkani | DW | 22.08.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbët e veriut të Kosovës, kundërshtojnë çdo lloj pranie të policisë së Kosovës në pikat doganore me Serbinë

Për këtë shkak policia e ndërpreu aksionin për vendosjen e kamerave në pikat kufitare veriore të Kosovës me Serbinë.

Përfaqësuesit serbë thanë se nëse aksioni i vendosjes së kamerave vazhdon, autoritetet ndërkombëtare do të jenë përgjegjëse nëse shënohet përshkallzim i situatës së sigurisë në veri

Përfaqësuesit serbë thanë se nëse aksioni i vendosjes së kamerave vazhdon, autoritetet ndërkombëtare do të jenë përgjegjëse nëse shënohet përshkallzim i situatës së sigurisë në veri

Policia e Kosovës e ndërpreu aksionin e vendosjes së kamerave në pikat doganore veriore të Kosovës me Serbinë. Kjo për faktin që serbët lokal të Komunës së Zubin Potokut, nuk janë pajtuar me vendosjen e këtyre kamerave, prania e të cilave sipas serbëve është e panevojshme. Zyrtarë të policisë, thanë se vendosja e kamerave në pikat doganore në veri të Kosovës, nuk ka të bëjë me doganat, por, vetëm për të parë qarkullimin e njerëzve dhe veturave që hyjnë dhe dalin nga Kosova.

Disa kamera tashmë janë vendosur, mirëpo, nuk janë lëshuar në funksion. Përfaqësuesit serbë të komunës së Zubin Potokut kanë thënë se autoritetet ndërkombëtare do të jenë përgjegjegjëse nëse vjen deri te destablizimi i situatës, për faktin që serbët nuk janë dakord që pikat kufitare me Serbinë të kontrollohen me kamera. Mirëpo, një zëdhënës i policisë, Besim Hoti, thotë se ndërprerja e vendosjes së kamerave, ka të bëjë vetëm me disa probleme teknike dhe sipas tij, aksioni do të vazhdojë në ditët e ardhshme.

Doganat veriore të Kosovës me Serbinë vazhdojnë të jenë jashtë funksionit që nga shpallja e pavarësisë të cilat u dogjën nga serbët lokal dhe asnjë nga zyrtarët ndërkombëtarë dhe vendorë nuk e dinë se kur këto pika doganore do të hyjnë në funksion. Përfaqësuesit e serbëve, thonë se kontrolli i institucioneve të Kosovës në pikat doganore me Serbinë është i papranueshëm dhe ata nuk do të lejojnë as policët kufitarë që të vendosen aty. Zyrtarë të Shërbimit Doganorë të Kosovës, thonë se buxheti i Kosovës, në muaj humb mbi 1.5 milion euro nga mosfunskionimi i doganave në veri të Kosovës.

  • Data 22.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F2tr
  • Data 22.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F2tr