1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbët e Pejës nuk duan ta dinë për referendumin

Me 14 dhe 15-të në komunat e banuara me serb në veri të Kosovës u mbajt referendumi për qartësimin e vullnetit të serbëve të Kosovës për lejimin apo pengimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të të Kosovës në veri.

Lumi i Pejës

Lumi i Pejës

Serbët e Pejës s´dinë apo s´duan t´ia dinë për referendumin ne veri?

Rruga zig-zage e cila çon në Bellopojë, fshat shumëetnik rreth dy kilometra në jug të Pejës, sot përshkohet vetëm nga qentë endacakë dhe ndonjë makinë e cila çan borën me vështirësi. Vetëm në njërin nga oborret e mbuluara me borë, si të shkretuara nga larg vërehet një mesoburrë, prezenca e të cilit të jep të kuptosh se ajo është e banuar. 50 vjeçarit Rajko Savic nga ky fshat, nga vështirësitë për ekzistencë duket i ka humb fija e lëmshit. “S´më intereson aspak ai referendum, më beso. Kush më pyet mua a jam gjallë? Asnjë e mirë s´më vjen nga asnjëra palë. Shko te qeveria e Kosovës apo ajo e Serbisë. Asnjërës nuk i intereson pse unë nuk kam as dru për zjarr! Jetoj me 93 euro në muaj nga qeveria e Serbisë dhe ato ngaqë kam punuar një kohe në kombinat, përndryshe s´do t´mi jepnin as kaq. S´dua t´ia di për askënd!”

Familje serbe në Bellopojë

Familje serbe në Bellopojë

Serbët e Bellopojës ndjehen të harruar nga të dyja qeveritë

Referendumi sipas organizatorëve, do duhej të qartësonte vullnetin e serbëve për lejimin apo pengimin e shtrirjes se autoritetit shtetëror të Kosovës në veri. Por, përderisa serbët e komunave veriore të Kosovës edhe më tej janë të kthyer nga shteti fqinj, Republika e Serbisë, serbët e kësaj komune perëndimore të Kosovës në kufi me Malin e Zi, kanë pranuar realitetin e ri dhe organizimi i jetës në baze të ligjeve të Kosovës, është i vetkuptueshëm. Këtë e pohon Vlladimiri, edhe pse studion në fakultetin e makinerisë në komunën e Mitrovicës. “Paj, për vet faktin se jetoj këtu kjo është në rregull. Përse të flas unë, kur ju e shihni edhe vetë çka po bëjnë të gjithë. Mua s´më intereson asgjë tjetër përveç studimeve që m´janë prioritet dhe merrem vetëm me atë që i kam vënë qëllim vetes”.

Mes luftës për ekzistencë dhe politikës

Por, atë që serbët e Bellopojës thonë se nuk e dinë, serbët e Gorazhdecit nuk duan t´a dinë. Të ftohtët dhe pamundësia e qarkullimit nga bora në rreth dy metër trashësi, i ka ngujuar brënda shtëpive. I rralli prej tyre shihet në rrugë, përderisa në grup gjenden veç në çajtoren në qendër të fshatit, brënda së cilës të ftohtët i ka mbledh grumbull. Por, për dallim të parafolësve, ata as prononcohen e edhe më pak prezantohen.

“Larg jemi prej veriut. Neve s´na pyet njëri, prandaj s´duam të perzihemi”.

“Jemi as në tokë as në qiell. Të lënë në Dorë të Zotit”

“Në këtë situatë çfarëdo që thuhet, dikujt i përshtatet e tjetrit jo. Prandaj njerëzit heshtin se e kanë vështirë të përcaktohen”.

Ata njëzëri japin mendimet refuzuese, larg e larg mikorofonit. Përderisa, mendimi i fundit të bën të mendosh me thellë: “Kush jep me shumë, ne jemi këtu”. Se, megjithëse ata nuk duan të japin mendime rreth referendumit e aq me pak të deklarohen se shumica e serbëve që punojnë këtu paguhen nga qeveria e Serbisë, ata nuk janë të painformuar për çfarë ndodh në veri.

Rruga e Bellopojës

Rruga e Bellopojës

Por, pronari i çajtores deklaron se disa prej tyre kundështojnë hapur politikën e të dyja qeverive.“Sepse, politika e Serbisë na ka sjell në këtë situatë, prandaj dikush nuk e përkrah këtë qeveri. Unë punoj që dhjetë vjet në institucionet e Kosovës, por s´mund as këtu s´mund t´i pranoj disa gjëra që nuk janë reale. Gjithë çfarë dua është të punoj, të fitoj dhe të jetoj normalisht. Sepse, kush punon e fiton nuk i intereson asgjë. Kush rri, ka kohë të merret me gjëra me të cilat s´duhet marrë”, thotë pronari i çajtores.

“Referendumi, larg nga shpia ime!”

Një i ri nga Gorazhdeci, i cili punon në Serbi thotë se mendime të ndryshme rreth referendumit ka edhe në Beograd, ku jeton aktualisht. “Në Beograd ka njerëz “jonormal”dhe “normal”. Prej të parëve, ruajna Zot! A pales tjetër nuk i intereson. Nuk më intnereson as mua aspak se çka do të bëhet. Vetëm dua të punoj dhe te jetoj normalisht!”

Përderisa, ky i moshuar të cilin krahas moshës e kishte lodh edhe bora e të ftohtët, thotë: “Për këtë pyetni politikanët, se njerëzit paguhen për gjëra të tilla. Unë po të dija do të merresha me politikë. Vetëm në shtëpinë time të mos mbahet referendum, sepse kam probleme tjera...”.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Aida Cama